Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 27/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Etnogjeneza shqiptare e Rekës së Epërme

Etnogjeneza shqiptare e Rekës së Epërme
Taulant Salihi

Në koment të episodit Shqiptarët që nuk deklarohen Shqiptarë… Historia e harruar – Gjurmë Shqiptare nga Marin Mema


Anësh romantizimit…

…si dhe duke patur në mend procesin e tjetërsimit të qëllimshëm etnik në projektin e krijimit të kombit politik jugosllav maqedonas, dëshmitë gjuhësore tregojnë se si elementet kulturore (në këtë rast elementi fetar) ndikojnë në përcaktimin dhe pozicionimin mikro-etnik të kulturave në rrezik ekzistencial (shkaku edhe i pozicionimit gjeografik të izoluar).

Po, në suaza gjuhësore ata janë dhe kanë qenë shqiptarë (por jo edhe pasardhësit e tyre në rrethet urbane të cilët kanë formuar identitet krejtësisht të ri), mirëpo periudha kur ata kanë filluar të asimilohen përkon me atë kur teoritë e kombësisë nuk kanë qenë aq të fuqishme për t’i rezistuar këtij asimilimi me bazë etnoreligjioze (Rilindja Shqiptare, Josif Bageri fatkeqësisht kanë qenë paraqitje të reja, ndërsa, ndryshe nga shqiptarët, për ortodoksinë e kombeve sllave, religjioni është pjesë e identifikimit dhe atributeve etnike dhe kombëtare).

Në shekullin e kaluar, okupimet bullgare, serbe dhe pastaj regjimi jugosllav vetëm kanë vulosur fatin e shndërrimit të tyre në etninë e re sllave (ate të maqedonizmit ortodoks sllav), duke përdorur ortodoksinë si shtyllë për këtë tjetërsim etnik (por edhe gjuhësor) dhe si element kryesor të identifikimit dhe veçimit për zonën e izoluar ku ky komunitet ka banuar.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.