Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 27/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Për jetë dhe të ardhme në atdhe!

Për jetë dhe të ardhme në atdhe!
Taulant Salihi

Që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të mos duhet të emigrojnë apo të tjetërsohen kulturalisht brenda shtetit për të jetuar në komformitet, në prioritet duhet të synojnë luftimin e disa fenomenve:

– me urgjencë: luftimi i zhvatjes, keqpërdorimit dhe personalizimi i “publikes” nga klane politike në hapësirat ku shqiptarët gëzojnë ndonjë autonomi të kontrolluar. Klanet politike përfshijnë grupe me interese të politikave institucionale si partitë politike, grupe ideologjike dhe religjioze, si dhe grupe të interesave ekonomike, etj.

– shqiptarët nuk kanë opsione tjera reale paqësore përveç se synimin për inkluzivitet/përfshirje të plotë në shtet; me qëllim pranimin dhe instalimin e elementit shqiptar të shtetit në sasi me praninë e shqiptarëve në të (përfshirë simbolikën dhe praktikat rrjedhimore përfaqësuese).

– rezistencë aktive dhe natyrale ndaj diskriminimit të trashëguar gjuhësor, që nënkupton dominimin gjuhësor e me këtë dominimin e diskursit në shtet. Me fjalë tjera nuk mundesh të mbrosh qëndrimin e kulturës tënde në lojën e kulturës së tjetrit. Nuk ka barazi pa barazi gjuhësore. Ligji i gjuhës dhe aplikimi shkon shumë ngadalë dhe duhet të merren masa për përgjegjësit e këtij stagnimi! Fatmirësisht gjeneratat e reja komunikojnë në gjuhë të tretë (angleze si lingua franka në këtë rast).

– më e rëndësishmja, shqiptarët e këtij shteti nuk kanë pse të sakrifikohen për një tjetër projekt shtet-komb sllav në Ballkan. Ka boll të tilla dhe nuk japin shpresë se do të funskionojnë në ndonjë parim përparimtar, ndërsa nuk ia vlenë që mirëqenia dhe dinjiteti i shqiptarëve të sakrifikohet për projekte të multiplikuara. Për këtë, karakteri i shtetit në opsionin më të butë duhet të jetë qytetar-multietnik, por pa prioritet gjuhësor sllavofon, por me dy- apo shumëgjuhësi.

László Moholy-Nagy. Space Modulator L3. 1936


*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.