Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 15/06/2026

Scroll to top

KTHEHU LART

Rinia dhe kultura peng e përfitimeve të ulëta! - altereffekt.

Rinia dhe kultura peng e përfitimeve të ulëta!
Taulant Salihi

Në seancën e fundit të këshillit komunal (05.06.2026) u votua planpogrami financiar 6-mujor i Institucionit Publik Komunal “Qendrës Kulturore per të Rinj”, për 6 muaj (nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2026), i cili përmban një shumë të përgjithshme ‘gjeneroze’ prej 42,400,000 denarësh (apo rreth 687,845 eurosh), që do të ishte për përshëndetje sikur kjo të përkthehej në planprogram të mirëfilltë dhe të detajuar, apo në rezultate të shkëlqyera, e jo planprogram fillestar me shenja të dukshme për këqpërdorime të mundshme të parasë së përbashkët (si zakonisht për rehatimin e militantëve).

1) Nga kjo shumë, 26,000,000 denarë (~421,792 euro) janë për organizimin e Verës Tetovare + “organizimin e ekspozitave dhe programeve muzeore,” (përsëritje apo parafrazim i aktiviteteve që shfaqen edhe në shpenzimet tjera në listë). Mos harrojmë se kësaj sasie të organizimeve të verës si zakonisht i shtohen edhe fonde nga sponzorë të jashtëm.
2) 7,000,000 denarë (~113,559 euro) shpenzime për të punesuar, pa dhënë asnjë listë me numrin e tyre, sasinë e pagave, apo sqarim për rrogat/kontratat individuale. Ne vetëm duhet të bësojmë dhe të presim raportin (që për verën e kaluar tetovare ende nuk publikohet).
3) 3,400,000 denarë (~55,157 euro) shpenzimet për “Sektorin e të Rinjve”! Sa sektore të rinjsh ka këtu? A nuk është institucioni i të rinjve? Gjithashtu, gati në çdo njësi, aktiviteti i marketingut i shtuar enkas,
4) dhe + 4,000,000 denarë (~64,891 euro) shpenzime operative, shtuar kësaj edhe
5) një tjetër shumë rezervë (2,000,000 denarë) për shpenzime të paparasuikuara.

Paramendoni, në shpenzimet operative të qendrës janë paraparë 4 milion denarë (~64,891 euro), që për 6 muaj i bie nga ~10,815 euro në muaj. Objektet ku vepron instituti dhe ai i “muzeve” që përmenden (besoj hapësirën e ish Erzanës dhe ato të ish Radio Tetovës, që i morën të renovuara të gatshme nga Space Tetova 1) i takojnë komunës, që nënkupton se aty nuk ka qira, por vetëm internet, energji elektrike, xhusa, pogaçe, markera dhe çka tjeter për të bë 10,000 euro?!
Nga përvoja mund të ju dëshmoj se me 10,000 euro në vjet (e jo për çdo muaj) dhe qira të mbuluar mund të funksionojë një hapësirë e vërtetë socio-kulturore për 2 vite, posaçërisht kur pagesat për honorare dhe rrogat e “të punësuarëve” janë të mbuluara në shumë tjetër nga këto harxhime (edhe pse mungojnë listat e rrogave apo kontratave). Në periudhën korrik 2018-shkurt 2020, tre herë më shumë se çka këta kanë organizuar per një vit e kemi bërë vullnetarisht (pa pagesë) me shumë më pak finansa vjetore (gati dy vite me më pak se 1500 euro fond vjetor), krahasuar me këto harxhime operative marramendëse për muaj. Dhe as nuk hyj në çështje tjera të parapërgatitjes individuale të atyre që do duhej të ishin punëtorët kulturorë në këto institucione e organizime se dë na dale si puna e veprimtarisë kulturore të udhëheqësve me aktivitetet e tyre “patriotike” si “prurja e Pollatit në qendër”…

Përmbajtja e këtij planprogrami financiar më shumë duket si listë idesh sesa program dhe buxhet i arsyetueshëm dhe i paramenduar si duhet. Fatkeqësisht, me pak vërejtje siperfaqësore, ndoshta nga mosinformimi apo nga kushtëzimi se është për të rinjtë, ky plan kaloi në votim me premtimin për raportim “transparent” (në linkun e shtuar më poshtë raporti i verës së shkuar ende mungon). Edhe te planprogrami e kanë shkruajt’ fjalën transparencë si premtim, por në këtë raport mediokër vetëm transparencë dhe detale për atë se ku do të shkojnë këto para nuk jepen. Xhi t’dale!

Portalb: Ku shkuan paratë e Verës Tetovare? Raporti i vjetshëm mbetet mister derisa po afron edicioni i ri



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.
Më të reja

Ky është artikulli i fundit.