Iliria dhe Liria! - altereffekt.
Sipas debatit të djeshëm në këshillin komunal, me këto komisione e grupe punuese, për te cilat kryeministri vetë deklaroi se krijohen për lluft e jo për zgjidhje, dhe harroi se janë praktikë e tij standarde për të bllokuar çdo te dytën çështje që i prek shqiptaret, nuk pres zyrtarizim të sheshit e bulevardit Iliria. Me gjasa sheshi do të thirret diçka e përgjithshme si Liria/Slloboda/Freedom, në te gjitha verzionet, ndërsa në Maps dihet si do të qëndrojë. Në këto kushte dhe me këtë përbërje pres zgjidhje me kësisoj terminologjie apo tjera të ngjashme me nuanca asnomiane. Shpresoj të jem gabim, por në këto rrethana lufta (por e sinqertë) për rikthimin e vendimit te 2006/07 më duket zgjidhja me e mirë, pa shfajësuar neglizhencën dydekadeshe për këto çeshtje si të parëndësishme krahas interesave të përfitimeve të ngushta grupore. E kur kësisoj debate hapen, në kushte normale pres të trajtohet edhe çështja e përdorimeve ndërkombëtare të toponimeve, ku diskriminimi është ekstrem, ndërsa edhe transliterimi vazhdon në masë të madhe të mbetet në modelin gjuhësor jugosllav, Š në vend Sh, Dz, etj. Apo transliterimi i dyfisht nga alfabeti latin në cirilik dhe pastaj përsëri transliteirm me modelin jugosllav në latin.
Propozimet e para të VLEN-VMRO
VLEN-VMRO SJELLIN PROPOZIMET E PARA NË KOMISION
Sot u mbajtë mbledhja e parë e komisionit për emërtimin e rrugëve dhe aty u sollën për votim emrat e përzgjedhur nga shumica VLEN-VMRO.
1. Abdylazis Islami
2. Murat Isaku
3. Fan Noli
4. Ali Efendiu
5. Remzi Nesimi
6. Gani Jahja
7. Ali Vishko
8. Abdylbaki Bajrami
9. Gjergj Kastrioti Skënderbeu
10. Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu)
11. Ferid Murad
12. Vëllezërit Frashëri
13. Ismail Kadare
14. Migjeni
15. Luran Ahmeti
16. Lindita Ahmeti
17. Turgut Ozal
18. Rr. e Washingtonit
19. Rr. e Londrës
20. Rr. e Brukselit
21. Ankara
22. Rr. e Wienës
23. Rr. e Parisit
24. Rr. e Berlinit
25. Roma
26. Milan Kundera
27. Franz Kafka
28. Ernest Hemingway
29. George Orwel
30. Marin Barleti
31. Pjetër Bogdani
32. Gjon Buzuku
33. Elena Gjika
34. Mitrush Kuteli
35. Kadri Roshi
36. Sevasti Qiriazi
37. Vaçe Zela
38. Avni Mula
39. Zef Kolombi
40. 8 Marsi
41. 1 Maji
42. Haqim Memedi
43. Rruga Çarshia e Epërme
44. Mustafa Kemal Ataturk
45. Lekë Dukagjini
46. Abdurahman Pasha
47. Nora e Kelmendit
48. Olimpia
49. Pjetër Budi
50. Refik Jahja
51. Tish Daija
52. Aleksander Moisiu
53. Bekim Fehmiu
54. Rruga Harmonia
55. Aleksandri III i Maqedonisë
56. Filipi II i Maqedonisë
57. Car Samuili
58. Gavril Radomir
59. Jovan Vladislav
60. Kryengritja e Karposhit
61. Dedo Iljo Maleshevski
62. Trajçe Cvetanovski – Bajraktar
63. Tihomir Krstovski (Tome Golubar)
64. Branko Gapo
65. Pançe Vasoski – Kamxhik
66. Jon Isaja
67. Ivan Naumov–Alabakot
68. Petar Pop Arsov
69. Hristo Uzunov
70. Krste Petkov Misirkov
71. Borka Avramova
72. Bllaga Aleksova
73. Sofre Gjorgjeski
74. Todor Tetovçeto
Siç pritej, impotenca politike u shfaq edhe në këtë listë të parë emërtimesh. Nga 74 propozime, rreth 47% janë emra shqiptarë, 24% emra sllavë (sepse nuk dua të definoj konflikte historike mes kombeve sllave), 19% ndërkombëtarë dhe 10% emërtime neutrale (këtu i quaj edhe figurat dhe emërtimet e antikitetit, ani se popujt e Ballkanit dalldisin për t’i përvetësuar). Krahasimin me numrin e popullsisë së komunës mund ta bëni vet. Sheshi dhe bulevardi me gjasa do të mbeten në labirinte burokratike aka komisione për lluft. Dhe mos harrojmë, këto emra do të përdoren vetëm për rrugë të cilat janë pa emërtime apo janë me numra, që nënkupton se emrat e tanishëm me disproporcion etnik dhe ideologjik të skajshëm duhet të presin dekada më të mira për t’u riemëruar në përputhje me realitetin demografik të qytetit. Gjithashtu, nga 59 propozimet që mbajnë emra personash ose grupesh me gjini të përcaktuar, 51 apo 86.4% janë emra burrash, ndërsa vetëm 8 (13.6%) emra grash. Tetova 2026!

*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.

