Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 29/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Realitetet e ndryshme të ekzistencës shqiptare në trojet etnike

Realitetet e ndryshme të ekzistencës shqiptare në trojet etnike
Taulant Salihi

Shteti i Shqipërisë ka delegjitimuar narativën e shqiptareve që mbetën jashtë kufijve dhe nën okupimet sllave dhe greke pas rënies së perandorisë dhe sundimit otoman. Në këtë mundësi të dhënë historike, ky shtet (si përfaqësues i shqiptarizmit) duhej të dëshmonte veten, por edhe narativën e shqiptarëve që mbetën jashtë kufirit, se në rast pavarësie dhe vetëvendosjeje shqiptarët mund të zhvillojnë kulturë demokracie dhe shtet të zhvilluar. Përkundrazi, shteti i Shqipërisë u bë anti-diskursi i narativës që shqiptarët jashtë kufijve mundoheshin — dhe ende mundohen — ta komunikojnë me botën, se ishin dhe janë nën shtypje për asimilim dhe spastrim, e kjo mund të vërtetohet nga imigrimet masive nga e kaluara deri sot.

Shqipëria me bregdet, këtë të vërtetë e eliminon me realitetin e vet që prodhoi vuajtje, dhunë, dhe vazhdon të prodhojë njëjtë — e ndoshta edhe më shumë — imigrim, drejtësi hibride, standard të ulët jetese. Nuk ka më arsye për dështime, Shqipëria ka përgjegjësi të ndërtojë shtet të zhvilluar demokratik sa për vete aq për popullin e vet jashtë kufijve.


Në fund Prolog

Shqipet e Veriut (*Maqedonisë së Veriut) standard janë me pushtetin e Tiranës. E mbaj mend kur e shajshin Ramën (pro-grek etj.) se i chite njerëzit n’protesta t’dhunshme në 2011, kinse do ta shkatërrojë shtetin…mapa sa hini u bo drit i majr ene pro-shqiptar; by default pason standard linchi qerëve në opozitë…deri sa t’dale dëni i ri…a në ndërkohë politika e Tiranës vazhdon t’mbaje distancë për vilajetin në lindje të saj.

*btw, këtë impresion për përparim në Shqipëri e marrim pi mediave, që ta bëjnë gjendjen atje sikur është ndonjë shtet i zhvilluar, deri sa ta kalojsh kufinin…ah plus ëndrrat e mohuara nacional romantike…



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.