Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 05/06/2026

Scroll to top

KTHEHU LART

Përdorimi i substancave psikoaktive te nazistët - altereffekt.

Përdorimi i substancave psikoaktive te nazistët
Taulant Salihi

Në këtë intervistë me IAI (The Institute of Art and Ideas – IAI TV), Norman Ohler, trajton aspektin e përdorimit të drogave si metamfetamina dhe substanca të tjera psikoaktive nga regjimi nazist. Ai flet se si këto substanca ndikuan në vendimmarrjen, performancën ushtarake dhe strategjitë e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe zhvillimet e mëvonshme me programe tjera kërkimore.

Norman Ohler është shkrimtar dhe gazetar gjerman, i njohur kryesisht për librin e tij, Blitzed: Drugs in Nazi Germany 2014.
Ai ka lindur në vitin 1970 në Gjermani dhe fillimisht është marrë me letërsi dhe gazetari. Fama ndërkombëtare i erdhi me Blitzed, në të cilin bazuar në dokumente arkivore, ai argumenton se përdorimi i drogave (sidomos metamfetaminës, Pervitin) ishte i përhapur në Gjermaninë naziste, si në mesin e ushtarëve ashtu edhe në rrethin e ngushtë të Hitlerit.

Në këtë bashkëbisedim ai tregon edhe se planifikon që në të ardhmen e afërt të kandidojë për kancelar në qeverinë gjermane…



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.