Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 05/06/2026

Scroll to top

KTHEHU LART

Studentët për shtet të barabartë! - altereffekt.

Studentët për shtet të barabartë!
Taulant Salihi

Rinia, rinia, rinia, për rininë, mos na ike, aaa, uuu, blla-blla-blla… deri sa rinia të çohet dhe ta kërkon të veten, e atëherë, jo kadale se nuk i dini do punë jeni të rinj, na leni neve ndryshkave ta dritojmë këtë punë.

Në opozitë ishte lezet kur pakënaqësia popullore kulminonte në protestë, dhe menjëherë i bashkangjiteshit ta mjelni mllefin, siç bëjnë këta tjerët tani. Por kur je në pushtet gjithçka të duket se vepron kundër interesit tënd. Po çfarë interesi se? Interes i reduktuar në jo më shumë se rrogat mujore të funskionerëve, ndonjë banesë nalt-poshtë, sepse përveç tyre askush tjeter s’duket se ka ndonjë përfitim nga kjo që po na ndodh. Të paktën kjo përshtypje është në popull.

Shyqyr zotit që studentët kanë marrë nismë. Vetë ky aktivizim është arsye e mjaftueshme për përkrahje, sepse përherë kemi ëndërruar për rastet e rralla kur studentët janë nxitës të ndryshimeve që assesi nuk po ndodhin. E tentimet për të relativizuar çështjen me ngatërresa interpretuese, e me muhabetet e lodhshme të Komisionit të Venedikut, e broçkulla tjera thu ne jemi një shtet i dalluar për standarde të larta demokracie, janë vetëm shtyrje dhe blerje kohe për ta zbutur mllefin, për një gjë që në praktikë është e thjeshtë dhe që na është vonuar që kur kjo shtet-komuna gjysmake është pavarsuar, nëse është pavarsuar nga kthetrat e ndryshkut shovinist të veriut.

Për këtë ta përsërisim edhe nje herë:
Nuk ka lidhje i kujt është faji (historik apo i tanishëm), vetë fakti se studentët dhe të gjithë profesionistët e kësaj lëmie/industrie janë në këtë gjendje të kufizimit të skajshëm edukativ dhe profesional, tregon se nisma është dhe duhet të jetë gjithpopullore, fatmirësisht e nisur dhe thirrur nga vetë studentët. Këtu çeshtja është e thjeshtë dhe e drejtë për këdo që ka pak mend, dhe nuk ka prirje për gojëdhana apo kriminalitete tjera udbasherie.

Të rinjtë nuk e kanë, e as nuk duhet ta kenë gajlen e politikave ditore, ata e kërkojnë dhe do ta marrin të drejtën që u takon. Nëse nuk mundesh t’u japësh përkrahje mos i pengo!



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.