Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 27/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Shqipja përballë sfidave të kohës

Shqipja përballë sfidave të kohës
Taulant Salihi

Mundesh ta duash gjuhën pa qenë nacionalist, dhe njejtë duke qenë internacionalist, por është rëndë ta ruash atë në kohën e globalizimit digjital. Përveç dominimit global të “anglo-latinishtes”, jemi në pikë kritike ku traumat e diktaturës në Shqipëri kanë krijuar standard të pranimit të gjithçkaje të huaj, duke bë shtrembërim të tepruar me huazime të pakuptimta në shqip, që në vete përmbajnë inferioritete kulturore. Popujt e vegjel nuk mund t’i ikin fatit të dominimeve kulturore e gjuhësore. Ne si të tillë jemi dëshmi për këto ndikime e sundime. Mirëpo teprimet që ndodhin nëpër mediat tona (posaçërisht në Shqipëri) tejkalojnë çdo normalitet, por edhe janë dëshmi dhe sqarim se pse kaq fjalë që ne i mendojmë me prejardhje shqipe kanë rrënjët në gjuhë tjera, e të cilat janë përshtatur skajshmërisht saqë janë shndërruar në plotësime thelbësore dhe nuk mund të khtehen prapa.

Gjuha gjithmonë shfaq tendecat për shenjëzim të klasave shoqërore dhe sociolingustika studion këto zhvillime, por në rast se duam t’i ruajmë keto pak fjalë që kanë rrënjë shqipe apo janë huazime më të pjekura, duhet t’u bëjmë ballë këtyre joshjeve të kohës së “gjuhës universale”.

Një shfaqje të vogël, që më mbeti në mend, se si pa nevojë thelbësore zënë vend fjalët e huaja në diskursin publik të politikës:

Distinkcion < dallim, dallueshmëri

Kjo fjalë u përdor në një nga debatet zgjedhore për Tetovën nga Teuta Arifi (nuk e di nga ku e ka frymëzimin fillestar), kurse pas një dite Bilall Kasami e përdori në një intervju personale. Me më shumë përsëritje, kjo fjalë do ta dominojë fjalën dallim apo dalluëshmëri dhe kështu nga stilizimi diskursiv do të fitojmë një tjetër fjalë të huaj dhe do të anashkalojmë diçka më të vjetër dhe origjinale në përdorim.

Njerëzit që janë të përfshirë rregullisht në diskursin publik duhet të kenë kujdes të shtuar për këto hollësi.

Gëzuar Ditën e Alfabetit!



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.