Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 26/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Barcelona rifreskon dukjen!

Barcelona rifreskon dukjen!
Taulant Salihi

Ndryshe nga ribrendimi sensacional i Juventusit dimrin e kaluar, Barcelona në mënyrë diskrete dhe elegante ka rifreskuar stemën e saj dhe prezencën e përgjithshme vizuale.

Summa është agjencia lokale e cila ka kompletuar punën e rizgjidhjes grafike dhe të identitetit vizual të njërës nga klubet më të famshme të futbollit në botë.

Duke ruajtur dukjen e elementeve kryesore të brendit, siç janë forma e stemës, e cila vazhdon të mban detajet dhe përmasat e njëjta, dhe kompozicionit të brendshëm të elementeve dhe renditjes së tyre, ata ruajnë vazhdimësinë e brendit, ndërsa ndryshimet paraqiten si prekje elegante dhe përmirësim estetik pamor.

Nga stema largohen vijat e zeza kufizuese, kompletohen dhe përgjithësohen ngjyrat, ku çdo ngjyrë kryesore mban vetëm një nuancë, e jo nga disa nuanca të së kuqes dhe të verdhës si në versionin e mëparshëm, si dhe rrallohet numri i kolonave në pjesën e flamurit dhe pjesës së poshtme. Pjesa qendrore që do duhej të ishte ndryshimi më i dukshëm, por që jo detyrimisht bie aq shumë në sy, është mbishkrimi ‘FCB’ i cili largohet nga stema. Kjo lëvizje është për t’u pëshëndetur nga fakti që stema është aq e përhapur dhe ikonike, saqë mbishkrimi vetëm mbingarkonte dhe zbehte fuqinë e kompozicionit figurativ.

Barcelona ndryshime

Detal që vret syrin është momenti i përkufizimeve anësore te kryqi dhe vijat e flamurit të qytetit të Barcelonës (me elementet nga kryqi i ‘Shën Gjerjgit’ dhe kolonave të ‘senyerës’ katalanase), të cilat nuk kanë lakesat e brendshme harkore të stemës si në pjesën epërme dhe mbajnë vijën e drejtë, por vetëm në pjesët e jashtme anësore dhe në bazën e poshtme, ku nga ndikimi i përkufizimit me pjesën e poshtme të stemës ajo pranohet si paraqitje normale.

Shembulli më poshtë është sugjerim i im se prerja e brendshme harkore do të ishte zgjidhje më e përshtatshme. Nuk kam dyshim se ky detal është studiuar nga ‘arkitektët’ e logos dhe qëllimi i tyre ka qenë që vijat e drejta vertikale të flamurit (të ‘Senyerës’ katalanase) t’i balancojnë me prapavijën e bardhë të pjesës së ‘kryqit’, por që sidoqoftë nuk e ka dhënë rezultatin e duhur.

Barcelona Logo1

Mbetet problematik edhe kontrasti, ose më mirë thënë jo-kontrasti historik i ngjyrave simbolike të së kaltrës së errët dhe të kuqes së granate, për të cilat nuk besoj se ka zgjidhje, përveç ndarjes me hapësira përkufizuese të bardha apo të verdha, ose ndryshimit të nuancave, që nuk ekziston si mundësi në këtë rast.

Anash rifreskimit të stemës, ata gjithashtu kanë krijuar tipografi të re autentike të brendit. E përberë prej moduseve të ndryshme, nga ato të holla, italike, deri te versionet e trasha, që gati shndërrojnë stilin e përgjithshëm në atë Slab, stili i tipografisë dukshëm paraqet një përzierje të ‘Sans Serifit’ me prekje ‘Slab’, dhe ndërhyrje nëpër bishtat e shkronjave, që për hir të së vërtetës nuk paraqet ndonjë kthesë sensacionale që do të përmirësonte estetiken e përgjithshme të ‘llojit tipografik’.

Në krahasim me tipografinë e mëparshme, kjo paraqet një ngjitje në stil dhe lëvizje në përputhshmëri me trendet e kohës, por që detajimi ka mangësi estetike.

fc_barcelona_custom_font_01

Ndryshimet do të aplikohen nga viti i 2019 dhe pritet të përfshihen te dukja e dresëve, për ku edhe është qëllimi primar i aplikimit të stemës së reduktuar.

Përndryshe rezultati final në rrumbullakim paraqet përmirësim, e që shumica e publikut as që do t’i vërej, por që sidoqoftë vlen të rishikohet.

escut-process2-1440x512

fc_barcelona_logo

Logoja e kompletuar

fc_barcelona_kit_01

Aplikimi ne dresa

fc_barcelona_kit_02

Aplikimi ne dres

fc_barcelona_business_cards

Kartëvizitë

fc_barcelona_letterhead

Letterhead

fc_barcelona_patterns_02

Skema grafike

fc_barcelona_patterns_01

Skema grafike

fc_barcelona_flag

Flamur



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.