Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 19/03/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Trajtim vizual i rifreskimit të identitetit të Juventus-it

Taulant Salihi

Juventus-i dje publikoi rifreskimin sensacional të identiteti vizual të tyre, me ndryshim drastik dhe të guximshëm të logos, duke kombinuar insinjën e re me monogram. Lëvizje kjo, që nuk mund të injorohet për nga rëndësia që ka në vendosje të brendit. Identiteti i ri është krijuar nga zyrat e agjencisë Interbrand në Milano.

Sa e qëlluar apo jo, nuk varret krejtësisht nga puna teknike, sa nga ajo se si do të plasohet në të ardhmen brendi dhe aq më shumë kjo do të varet nga lidhshmëria e saj me suksesin e klubit. E vërteta është se ka një ndjenjë refuzimi fillestar, qe është e natyrshme përkrah një kërcimi kaq të kundërt, por përvoja thotë se gjithçka pas plasimit të njëtrajtshëm dhe përsëritjes së vazhdueshme shndërrohet në diçka të pranuar, kushedi sa e papranueshme ajo të duket në perceptim të parë, fakt që në anën tjetër ul shtypjen, por dhe rëndësinë e aspektit vizual gjithsesi.

Qëllimi im është të bëj një studim të shkurt vizual të logos së re dhe t’i sqaroj përshtypjet pamore që ajo përçon. Me këtë rast jam shmangur konsultimit të çdo analize nga burime tjera të mundshme (në fakt as nuk kam hasur në ndonjë të tillë ende), duke kontaktuar vetëm me të dhëna informative të sakta që më drejtpërdrejt dhe me autenticitet të transmetoj pikëpamjen time në lidhje me dukjen e re.

Ne rrumbullakim të plotë, logoja e re vazhdon të jetë shenjë (insinjë) apo emblemë, por tani më ajo nuk është në formë ovale dhe kombinohet, apo me saktësisht, ajo krijohet nëpërmjet një monogrami (simbol shkronjash), veprim që paraqet ndryshim nga detajet grafike të heraldikës së deritanishme, duke ruajtur vetëm mbishkrimin, por me një tipografi të re origjinale, kuptohet të krijuar ekskluzivisht për këtë rast.

Monogrami

Duhet të theksohet se duke u larguar nga elementet grafike, Juventus krijon ikonë monogramike me anë të inicialit të emrit, pra ‘J’-së. Trajtimi grafik i saj për nga stili përputhet me atë të disa klubeve të futbollit amerikan, dhe në përgjithësi të stilit sportiv amerikan. Kjo përshtypje më se shumti vjen nga ‘slab-serif’ forma e tipografisë, por vetëm e shkronjës ‘J’ në monogram e cila është e ndryshme nga J-ja e ‘familjes së fontit’, pasi që ato nuk i përkasin në veçanti këtij lloji të tipografisë, sidoqoftë trajtimi i tyre do të ishte një studim në vete. Serinë e plotë të familjes e lë në vazhdim, të titulluar zemërgjërësisht për përkrahësit e klubit si ‘JUVENTUS FANS’.

juventus_type_family

Kthehemi te monogrami. Në fakt aty dallohen tre J-ja, dy të bardha dhe një e krijuar nga hapësira negative, ku dy J-jat anësh dhe mbishkrimi (JUVENTUS) lartë saj shërbejnë si vija përkufizuese dhe të jashtme (outline). Përkufizimi nuk është i plotë dhe nuk e rrethon J-në e tretë në të gjitha anët, me çka i jep asaj një frymë retro të stilit grafik të 70-80-ave (dizajn trendi i asaj kohe që në mend më be logotipet e ‘Mexico70 dhe Mexico86’). Version i stilit të ngjajshëm gjithashtu ekziston në familjen e tipografisë se kostumizuar nën modën “Inline”.

Juventus me këtë qasje ju bashkëngjitet ekipeve tjera në Itali, ku logoja paraqet kombinim të heraldikës me monogram, siç janë logot e klubeve të futbollit të Interit, Livornos, Napolit, Vicenzes, etj. Ajo që padyshim e dallon është qasja minimaliste (zbërthimi në forma esenciale) në interpretimin e këtyre elementeve.

 JuveStudy1

Simetria dhe iluzioni optik

Pjesa më delikate, e cila më vret që nga përballja e parë është mënyra se si ky thjeshtëzim (minimalizëm) i heraldikës dhe dëshira për ta krijuar atë me inicialin ‘J’ e kanë bë shumë të vështirë qëndrimin simetrik apo balancën e logos në tërësi.

Impresioni i parë që nuk mund t’i ikë syrit është iluzioni që heraldika nuk është simetrike dhe ajo peshon në anën e djathtë. Kjo është aq e fuqishme sa që edhe pse nuk e besoja se mund të ishte vërtetë ashtu, më detyroi ta vë në matje.

JuveStudy

Ky iluzion vjen nga shkaku se heraldika nuk ka mbushje të bardhe vetëm ne anën e majtë dhe ajo ngel tepër boshe në krahasim me anën e djathtë, ku grumbullohen më shumë elemente, faktor që rëndon kompozicionin në anën e djathtë. Për ta shmangur këtë iluzion asimetrie nevojitet observim më i gjatë dhe i forcuar.

Arsyeja tjetër e këtij iluzioni të peshimit në të djathë është perceptimi i J-së, që syri ka tendencë dhe është i mësuar të dalloj më lehtë dhe shpejtë se sa formën e emblemës, e cila në rastin e Juventusit nuk është më ovale (invocaion në vete) dhe të cilës i mungon përkufizimi apo ndonjë element baraspeshues në anën e majtë. Shembulli i parë që kam ilustruar më poshtë, tregon një vije përkufizuese e cila e plotëson formën e heraldikës dhe sadopak balancon iluzionin e asimetrisë. Besoj se diçka ngjajshëm do të jetë edhe aplikimi në fanelat zyrtare.

JuveStudy2

Ndërsa shembulli tjetër, këtë balancë e arrin me elementin simbolizues të Juves nga logot e mëparshme, i cili pritet në anën e majtë për t’ia dhënë formën e kërkuar. Mirëpo kjo disi e largon nga qëllimi fillestar logon, që ajo të mbetet vetëm monogram dhe heraldikë minimaliste.

JuveStudy3

Kjo çështje e ndjeshme ndoshta do të sheh zgjidhjen në aplikimin për stemën në këmishë nga sezoni i ardhshëm dhe jam kurioz të shoh se çfarë zgjidhje do t’i jepet. Sidoqoftë, pa ‘outline’, pa përmbushje të çfarëdollojshme të anës boshe në të majtë, ajo do të vazhdojë të peshojë në anën e djathtë dhe si e tillë do të vazhdojë të paraqitet më shumë si J sesa si heraldikë e plotë, deri sa syri të na pranon si normale.

Për fund, duhet të përshëndetet ky kërcim i guximshëm në stil, që për qëllim ka edhe tendencën për të qenë lider i trendeve të reja (lojë që Barcelona bënte dekadën e kaluar nëpërmjet inkuadrimit të dresëve inovativë si ato fluroshentë), posaçërisht në këto kushte të rënda të ekzekutimit grafik të idesë, por që për fat të keq nuk është zgjidhja perfekte.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.