Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 20/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Underworld & Iggy Pop – Rrofshi!

Taulant Salihi

Produksioni favorit i 2018-ës, përkrah albumit të ri nga Gorillaz The Now Now, i realizuar dhe shpërndarë live, është bashkëpunimi i Underworld dhe legjendës 71 vjeçare Iggy Pop në EP-në e përberë prej 4 trakave Teatime Dub Encounters. Të publikuara me pauza të shkurtra kohore në kanalin zyrtar të Underworld në Youtube, ky krijim paraqet produksionin tim frontpick dhe sugjerimin e kësaj Pranverë-Vere.

Konfesionet e Iggit janë padyshim akti udhëheqës, që në fakt paraqet një rrëfim autobiografik i jetës kaotike, e lirikuar në formë poetike të rokenrollit dhe proto-pankit, të përjetuar ndër dekada.

Ne anën tjetër, kujdesin për vozitjen adekuate e mban tandemi i Undeworld me vulën e dëshmuar të dens-elektronikës së tyre, që çdo herë sjell risitë melodike te kohës dhe të zhvillimit (evoluimit) muzikal të tyre, e në veçanti të Karl Hyde.

Mbase lëshimi i fundit është singlli ‘Trapped’, ai është edhe favoriti momental që mban frontin me nga 10 dëgjime në ditë!

Rishikimit i shtojmë edhe kopertinën ku mbisundon tema monokromatike, me kombinim të stileve të tipografisë semi-grunge, abstrakt-ekspresionist dhe kolazh-artit, e punuar me mbishkrim (font) autentik, që më kujton edhe David Carson-in (me famë të tepruar që shkon deri aty ku të monopolizoj këtë stil, që në fakt është i stërshpërndarë dhe i përdorur nga shumë abstrakt-ekspresionistë tipografik). Përndryshe, edhe ky stil koverash paraqet element tjetër tipik që shfaqet në publikimet paraprake të Underworld.

Më duhet të përmend edhe një vërejte shumë të zakonshme për hijen dhe anashkalimin nën të cilën kalojnë krijuesit e kopertinave në përgjithësi. Edhe këtë herë nuk munda të gjej punuesin/en e saj, por ndoshta është krijim nga grupi multidiciplinar Tomato, ku bën pjese edhe Karl Hyde.

9200000095476181CS695254-01B-BIG

 

Kënaqjuni hiteve!

 



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.