Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 02/05/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Shtokhauzen

Merjem Luarasi

Është kompozitor gjerman, i cili nga kritikët muzikor cilësohet si një nga kompozitorët më të rëndësishëm , por edhe më kundërshtues te shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI.

Ai është i njohur për veprat e tij elektronike, aleatorike dhe serialiste. Kompozicionet dhe teoritë e tij ishin inspirim i madh jo vetëm për kompozitorët e artit muzikor, por edhe per muzikantët e xhezit dhe muzikës pop, krautrock etj.. veprat e tij, të kompozuara në një periudhë prej afër 60 viteve, e përjashtojnë tradicionalen.

Duke u mbështetur në muzikën elektronike, me ose pa interpretues, opusi i tij krijues përmban duke filluar prej miniaturave, vepra për instumente solo, muzikë kamertale, orkestrale dhe korale dhe deri në ciklin e shtatë operave të mëdha. Shtokhauzen poashtu njihet edhe për punime teorike, ku ka vëllime të shumta të tyre, në të cilat ai flet për dukuri të ndryshme muzikore. Disa nga kompozimet e tij më të njohura janë 19 pjesët për piano, “Kontrapunkti” për 10 instrumente, vepra elektronike “Kënga e rinisë”,” Grupet” për tre orkestra, kantata “Momente”,”Mantra” për dy piano dhe elektronikë, opera madhështore “Drita”, etj… Shumë vepra Shtokhauzen ua ka dedikuar katër fëmijëve të tij, të cilët po ashtu janë muzicient profesionist.

Në një preskonferencë në Hamburg, Shtokhauzen tha se beson se aktiviteti shkatërrues i Luciferit (Dreqit), është shfaqur shumë në botën e sotme, si përshembull në New York. Kur gazetarët i thanë të jetë më specifik, ai shtoi se ataku terroristik në Kullat Binjake më 11 shtator, mund të thuhet se ishte vepra më madhështore artistike e Luciferit.
Ai vdiq nga një atak i papritur kardiak në moshën 79 vjeçare, në Gjemrani.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.