Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 28/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Rroftë Duterte! Dekriminalizimi i kulturës së konsumit rekreativ të kanabisit

Rroftë Duterte! Dekriminalizimi i kulturës së konsumit rekreativ të kanabisit
Taulant Salihi

Në përgjigje të postimit nga Arianit Xhaferi në Facebook

Hajde tu bijmë simptomeve me shkop se do t’i largojmë përgjithmonë! Rroftë Duterte!

Për herë të 100 bëj sugjerim të mos i traumatizoni e torturoni femijët për banalitete si kjo.

Në vend se t’i shkohet problemit në thelb, ne vazhdojmë të bëjmë egzagjerim dhe banalizim të çështjes së kanabisit, përderisa përdorimi i qetësuesve nga industria e farmacise ka marrë përmasa masive në shoqëri që injoron shëndetin mendor skajshmërisht.

Legalizimi medicinal dhe rekreativ i kontrolluar është zgjidhja e vetme. Kjo në të njejtën kohë do të mundësoj dekriminalizimin e kanabisit dhe do t’i largoj sharmin që gëzon te të rijtë, të cilët më shumë se kanabisi kanë nevojë për pranim dhe socializim. Padyshim, nuk është nevojë ekskluzive vetëm e grupmoshave të reja, ama të ata theksohet me shumë, ndersa me këtë qasje përderisa rriten e zhvillohen, ata vetëm do t’i mësojnë dreqnitë e kriminalitetit dhe fshehjes më të mirë, e keshtu do të vazhdojmë të prodhojmë kriminelë pa arsye dhe shoqëri hipokrite ku konsumuesit do vazhdojnë të fshehen bile edhe nga familja e tyre e afërt.
Ajo që shumica nuk duan ta pranojnë është se vetëm se të rijtë kapen me kabanis nuk do të thotë që nuk ka 40-50 vjecarë që përdorin atë, dhe jo vetëm për shkaqë të medicinës fizike, por edhe të asaj mendore, e që në fakt nëse do të krahasohej me produktet farmaceutike në rast dekriminalizimi dhe prodhimi të kontrolluar do të kishte dukshëm më pak efekte anësore se ata.

…dhe per të mos u keqkuptuar, nuk bëj promovimin e qetësuesve, përkurndrazi do të preferoja botë ku nuk do të kishim nevojë për antidepresantë të çfardo lloji të cilët kufizojnë dukshëm produktivitetin konstruktiv, por përderisa problemi është këtu dhe jetojmë në botë agresive, ky problem nuk duhët të injorohet e as të trajtohet në mënyrat më të gabuara të mundshme sic është bë deri tani.

Ka probleme më të mëdhaja se kjo, e kur folet për narkotikë, kokaina bën dëme shumë më të mëdhaja tek përdoruesit (kryesisht mendore), por me së shumti tek mirëqenia publike shoqërore si efekt anësor i egoizmit që ajo frynë dhe e cila lehtë përçhohet në komplet kolektivin. Por edhe kjo duhet të trajtohet nga aspekti i mirëqenies mendore të individit dhe shoqërisë.

Janë kohë të rënda, por duhet të shfrytëzohen që këto dhe çështje tjera delikate të bëhen temë debati të hapur publik, por pa paragjykime pseudomoraliste, dhe vetëm me qëllim të mbarë, dukë konsideruar para së gjithash shkaqet dhe të mirën e përgjithshme shoqerore. Kemi nevojë që kriminalitetit t’ia çrrënjosim sharmin përfundimisht.
Ne si shoqëri jemi një familje dhe agresiviteti i dikujt shpesh është thirrje për ndihmë dhe për përfshirje në grup, sepse jo të gjithë kemi fatin e njejtë në jetë!



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.