Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 02/05/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Philippina “Pina” Bausch

Philippina “Pina” Bausch
Merjem Luarasi

Pina është performuese gjermane e kërcimit modern, koreografe, mësuese vallëzimi dhe drejtoreshë baleti.

Me stilin e saj unik, dhe me bashkepunimin e saj elaborues me performuesit gjatë komponimit te veprës (stili i njohur si Tanztheater/ vallëzim teatral) ajo bëhet ndikim kryesor në botën e vallëzimit modern që nga vitet 1970…

Është vështirë të mendohet për ndonjë vallëtare tjetër evropjane e cila gjatë tërë karierës së saj vazhdon të jete edhe influente edhe kontraverze sikur koreografja Pina. Megjithëse Pina trajnoi tre vite në New York, ajo e mbajti origjinalitetin e saj, edhe pse ishte ne fazën e formimit si balerinë e re. Sensibiliteti i saj ishte vendosmërisht Evropjan, teatri i saj përshkruhet si një botë e mbushur me vizione të errëta, morbide dhe i tensionuar. Ky vizion është burim i entuziazmit për disa dhe kundershtim për te tjerët.

Inspirimi dhe influenca qe arrinë Pina është përtej kufijve të zakonshme të vallëzimit, ajo kishte fansa dhe pasues në teatër, në film dhe në artet vizuele. Në fund nuk mundem të spjegoj si e bën atë por e bën. Të gjitha që i di është se imagjinata e saj e madhe me dëshirë, prirje, instikt dhe fuqi, ne të gjithë mundemi ta gjejmë veten për diçka, dhe të rrënohemi nga ajo që shofim.

Ky është njëri ndër baletet e mija më të preferuara: Stravinski – Riti i Pranverës , dhe disa interpretime të tjera si orfeu e euridice, Pina Bausch

Gjithashtu nëse doni të shikoni baletet e saj mund te shikoni filmin apo dokumentarin për Pinën.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.