Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 07/03/2026

Scroll to top

KTHEHU LART

Keqinformim i qëllimshëm! - altereffekt.

Keqinformim i qëllimshëm!
Taulant Salihi

Gjithë këto moralizime, e në fund fshihen mbas profileve të rrejshme. Shpifësit dhe manipulatorët ma t’mdhej përherë kërkoni te moralistat.


Qytetarët duan ta dinë kush dhe për çka paguhet nga fondet publike, e jo të kërkohen mangësitë ligjore për të fshehur rrjedhën e pagesave dhe t’i shmangeni transparencës së aq premtuar duke krijuar mjegull në proceset e kontratave nëpërmjet firmave të jashtme. Tendera, kontrata, sociallna, fejk profila, fejk faqe me propagandë të çpordhët, si kjo e fundit me spinat për apasievin… 😏🤦🏽
Ta bëjmë një zbërthim t’shpejtë dhe t’përafërt alla “Sherlock Holmes gone Pollog” për atë se pse të gjithë përafërsisht e dinë se kush i kontrollon këto faqe e burime propagandistike (në këtë rast dhe për fair-play pro-pushtetare).


Prej zyrtarisht ~84,000 banorëve të komunës tonë, ku çuditërisht shfaqen rreth 80,000 me të drejtë vote, por me zakonisht ~36,000 votues pjesëmarrës në votimet për këshillin komunal (nga të cilët ~26k shqiptarë), përgjithësisht ka patur rreth 8k votues besatarë, prej të cilëve përafërsisht 4k duhet të jenë meshkuj (e gjithashtu 90% e trollave në shqiptari dalin të jenë meshkuj biologjikë, gjykuar nga gjuha e dhunshme që përdorin e që me shumë gjasa është përgjithësisht mashkullore; gjithashtu edhe kur aktrojnë profile femrash si transgjinorë digjitalë, dallohen lehtë). Prej ktyne 4k, ~30% janë me të drejt vote në moshën 55+ vjeç, me më pak gjasa për përfshirje në kësi aktivitete të keqinformimit të organizuar në internet. Ngelin përafërsisht 2,800. Këtë numër, kush ka pak më shumë interes apo informata, shumë lehtë mundet ta zbërthejë me filtrime tjera shtesë deri te personat dhe grupi i saktë, posaçërisht kur ata vet publikojnë postime nëpër internet ku pranojnë publikisht se bëjnë keqinformim të qëllimshëm publik (kërkoni para se t’u kujtohet t’i heqin fotot ku publikisht pranojnë se kanë keqinformuar për propagandë). Plus, ndonjëherë edhe ngatërrohen prej cilit personazh/profil shkruajnë dhe ju rrëshqet identiteti (efekt anësor i zakonshëm i çrregullimeve të personalitetit të shumëfishtë). Për këto aktivitete edhe lavdërohen nga shefat se kanë rrëzuar kundërshtarët nga pushteti. Kështu që, këta fejkprofilashat (transgjinorët) digjitalë, duhet ta dinë se nuk janë tu jetu në Pekin ose Mexico City. Tetova, Pollogu dhe ky shtet-komunë janë një mahallë ku krejt njifen. E njëjta shkon edhe për palën tjetër, me të vetmin arsyetim se ndoshta janë paraqit si përgjigje për të përballuar të parët, por gjithsesi veprim i pajustifikueshëm.


Por ideja e të folmes troç, të thuash atë që vërtet mendon në mënyrë eksplicite nga profili i vërtetë, ndryshe nga ato të rrejshmet, është se mbahet përgjegjësi publike. Për këtë, nëse s’jemi të gatshëm të humbim diçka duke folur në mënyrë transparente, nuk ka vlerë dhe nuk duhet të hymë në kësi veprime të maskuara kriminale për të thënë gjëra për të cilat nuk duam të mbajmë përgjegjësi. Për më shumë, sendet që s’do t’i kishim thënë në publik nuk ka nevojë t’i themi as në rrethe private. Kështu do të kishim një mbrojtje të vërtetë të personalitetit tonë dhe do të kultivonim një mënyrë të edukuar komunikimi. Kjo qasje është botë larg për këto forma të turpshme gojëdhanash e xhuxhkallëqesh që shpërndahen masivisht nëpërmjet faqeve dhe profileve të rrejshme. Po të ishim aq të moralshëm sa shtiremi, kësi informata as nuk do duhej të ishin temë bisede apo të folet nëse personat prapa tyre finansohen me fondet publike apo jo. Është e thjeshtë, bohuni “burra” e krijoni prodhime parodike me autorë të vërtetë e të mirëfilltë ashtu si bëhet çdokund, por mosni me kësi forma zuzare se mbare, jeta e shkurt!


(E kthejmë linkun dhe memen për shkaqe)



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.