Iluzioni i propagandës dhe rrenave - altereffekt.
Në lidhje me reagimet ndaj anketave parazgjedhore të publikuara nga Portalb.
Halabakët e shtallave të propagandës që paguhen prej fondeve publike s’n e besojnë se ka popull të edukuar që s’i hanë foret e lodhta me asfalt parazgjedhor dhe kanë pa shumë administrata si këta që janë munduar ta mtrashin kurbanin e t’na lajnë trunin n’muajt e fundit. Portalbi si një ndër mediat e rralla faktike, në përgjithësi ndiqet nga njerëzit që s’kanë varshmëri nga “entet për punësim” (apo shtabet parazgjedhore), por nga ata që vlerësojnë informim të mirëfilltë dhe raportime të paanshme, dhe kështu reflekton gjendjen e një shtrese shoqërore që nëse nuk ju pëlqen si mendon duhet të zgjoheni prej gjumi dhe të dilni prej universit paralel ku jetoni, për ta kuptuar se këtë realitet që e keni ndërtuar me propagandë agresive të flliqur, por me e keqja, që tash i besoni si të verbër, nuk e ndajnë të gjithë.
Herën tjetër, pak ma gjallë, si thotë shefi i shtabit (ministër n’kohë t’lirë); mos e leni t’ju ike, organizoni (ro)botat t’i djegin anketat e radhës ose thjeshtë kuptoni se njerëzit nuk ju duan sa mendoni. Gjendja është kjo, vmro jedini spas! Cela da e!!1 ![]()
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.

