Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 07/03/2026

Scroll to top

KTHEHU LART

Pjekuria politike e votuesve të pavarur - altereffekt.

Pjekuria politike e votuesve të pavarur
Taulant Salihi

Të premten, firma dhe shoqata të ndryshme aktive në Komunën e Tetovës, kanë pranuar një dokument me kushtëzimin dhe kërcënim për gjobitje (deri në 98,000€ 😱) nëse në afat 5 ditësh nuk bëjnë kërkesë për kontratë nga një avokat nga Shkupi në emër të kompanisë për mbeldhjen dhe menaxhimin e mbeturinave “Saubermacher” e angazhuar nga Komuna e Tetovës, me seli në Komunën e Bogovinës. 🥴
Për më shumë, kërcënimi është shkruar vetëm “në gjuhën ekskluzive të shtetit unitar”, dhe këtu si është zakoni në komunën kryesore shqiptare në shtet, avokatët e angazhuar gjithmonë dalin të jenë sllavjanko dhe sllavjanka sllovenovska, sepse shtet-kombin unitar ekskluziv e mbrojnë stoikisht përfaqësuesit politikë të pakicës më të madhe kombëtare në ndonjë shtet në Evropë. Përfaqësuesit që kur publikisht ua kreh veshët padroni s’kanë guxim as të ‘mkojnë, sepse mikropushtetin lokal të getos e kanë të varur në pushkën e tij, e le më të kundërshtojnë politikat e nxitjes së urrejtjes që kësaj radhe “in an all time low” ka rezultuar në dhunë ndaj nxënësve shqiptarë në Tetovë… po po e lexoni saktë, jo në Manastir apo Veles, por në Tetovë! Tetovën heroike 😒 du du dum! 😞 (Kontrabas, muzikë dramatike në prapavijë: këtu_shkëlqen_plisi.mp3)

Por të gjitha do të harrohen shpejtë dhe do të vazhdojmë me propagandë gërditëse parazgjedhore, dhe pjesërisht do të na lëshojnë dhe ndalin ujin një muaj para zgjedhjeve dhe do ta promovojnë sa herë të duhet për fushata.

(Nga larg lexohet mesazhi në chat group: “Shkruni sa ma shumë komente, boni llajka dhe share postin e kryetarit!!!”
…Dhe militantët dhe shtalla e fejk profilave ia nisin: Respektë kryetarë, ma i miri në histori, flm për kontraten, suksese 👏👏👏)

Për këto dhe shumë arsye tjera, nuk besoj se duhet të ofrojmë mandate shtesë nëse programi parazgjedhor nuk është realizuar së paku deri në 40% e le më si jemi mësuar me realizime në maksimum deri 5%. Por fatkeqësisht, si popull të cilit i është rrjep dinjiteti, ne e kemi ulur standardin dhe votojmë çka na del përpara. Dhe vazhdojmë të votojmë vetëm për të dënuar sepse zgjidhje nuk shohim. Atëherë, së paku të mbajmë standardin e dënimit në nivel dinjitoz. Sepse ashtu si nuk ishte e duhur që Teuta Arifi të votohet për mandat të dytë, njëjtë, nuk besoj se kësaj radhe Kasami dhe pozita aktuale në këshill e meriton t’i jepet edhe një shansë, e cila paraqet konkurrimin e tij të 3-të zgjedhor për Tetovën. Sikur ta kishim kaluar epokën e lëvizjes berza para 8 viteve kur zgjodhëm edhe një herë Arifin, me gjasa këto zgjedhje do të ishim në standard tjetër të politikës lokale, me konkurrentë seriozë për programe dhe punë të mirëfilltë. Por nga gjendja e mjerueshme e qenësisë tonë politike dhe nga papjekuria politike e bëmë gabimin kolektiv dhe e vonuam procesin për së paku 4 vjet.

Kësaj rradhe, shpresoj mos ta përsërisim gabimin nga ulja e standardit dhe bombardimit me propagandë të lirë, por të bëjmë zgjedhje pragmatike, posaçërisht në ofertat qytetare për këshillin komunal, që për jodemokracinë partiake është ferrë në sy, dhe mu për këtë duan ta mbysin, siç bënë me zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin komunal të Tetovës në vitin 2022.

*E gjithë kjo porosi vlen vetëm për qytetarët e lirë dhe të pavarur, sepse të robëruarit as nuk kanë zgjedhje, por vetëm votojnë nga interesi i drejtpërdrejtë i mbijetesës për të cilën nuk mund të fajësohen, por gjithsesi nuk mund as të arsyetohen. Shëndet!



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.