Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 05/06/2026

Scroll to top

KTHEHU LART

7 vjet Space Tetova! - altereffekt.

7 vjet Space Tetova!
Taulant Salihi

Një rikujtim i këndshëm nga vera e 2018-s që ndryshoi rrjedhën kulturore të qytetit apo qytezës sonë.

Vet fakti që qyteza jonë prodhon komunitet të pavarur alternativ është përtej asaj sa mund ajo të menaxhojë bazuar në zhvillimin kulturor dhe intelektual të shoqërisë. Politikë dhe qajse demokratike është ajo që e kupton këtë tendencë të zhvillimit alternativ dhe të pavarur kulturor, është imune për kritikat, apo të paktën e toleron të ndryshmen edhe nëse nuk i përshtatet ideologjikisht apo thjeshtë nuk e kupton. Nëse një qytezë (për mos t’i thënë fshat) arrin të prodhojë një organizim komunitar apo lëvizje e cila me mundin vullnetar mbijeton tani e 7 vite, edhe përkundër tendencave për përmbytje dhe kufizimeve nga hapësira e ngushtë vepruese shkaku i numrit të vogël të banorëve dhe hapësirave të mbyllura publike, ajo duhet së paku të mos luftohet, nëse jo të përkrahet si një aset kulturor dhe zë organik, kritik dhe kreativ që eksperimenton funksionim grupor ndryshe. Fatkeqësisht, disa amatera politikë nuk e kuptuan, nuk e kuptojnë dhe ndoshta nuk do të zhvillohen asnjëherë politikisht dhe intelektualisht për ta kuptuar këtë vlerë që ua then kufizimet kuptimore mesjetare, në epokën kur teknologjia është në gjendje të ta plotësojë mungesën hulmutuese brenda disa sekondave.

Këtë verë, miqtë vullnetarë nga Belgjika dhe rajoni do ta ndihmojnë komunitetin edhe në një transferim lokacioni. Ky është realiteti i kulturës që përfaqësohet nga vandalët e mesnatës, kurse për komunitetin vullnetar nuk ka hapësirë, dhe preferohet mbyllja e saj, apo u dhurohet karrieristave për ekspozita filloriste 2-3 herë në vjet, të cilat është dashur t’i realizojnë kur kanë qenë në moshë të re. Apo rasti me Muzuen e Tetovës i cili është shndërruar në hapësirë ekskluzive monoetnike, që paguhet nga parate publike.

…edhe përkundër këtyre rrethanave, hapësira dhe komuniteti i Spejsit vazhdojnë të mbijetojnë. I uroj komunitetit edhe shumë dekada veprimtari, ndërsa ju sugjeroj që t’u bashkangjiteni vullnetarëve nga 18 deri në 29 korrik në punimet te hapësira e re!

Thirrja për vullnetarë!



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.