Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 26/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Siri: Betejë e ashpër në Burgun Qendror të Alepos!

Siri: Betejë e ashpër në Burgun Qendror të Alepos!
Taulant Salihi

Aktivistët që raportojnë mbi luftën civile në Siri, por tani më edhe disa mediume konfirmojnë se forcat rebele të udhëhequra nga Fronti Islamik dhe Jabhat Al Nusra kanë hyrë brenda Brugut Qendror të Alepos, dhe kanë liruar qindra të brgosur, por se beteja vazhdon brenda mureve dhe me sulme nga ajri.

Pas disa avancimeve në pjesë tjera të qytetit nga forcat e regjimit sirian, kjo betejë vjen si kundërpërgjigje edhe për bombardimet ditore me bomba me fuçi në pjesët e qytetit që kontrollohen nga forcat e opozitës.

Raportet thonë se janë liruar nga 300 deri në 500 të burgosur, ndërsa në disa qeli kanë qenë të vendosura eksplozive shpërthyese. Shumica e raporteve ende nuk janë të verifikuara, ndërsa pranojnë se betejë e ashpër vazhdon të zhvillohet brenda mureve të burgut.

Raportet e hershme ishin se forcat rebele kanë nën kontroll pjesën më të madhe të burgut, por ato u demantuan shpejtë nga aktivistët dhe mediat e pro-regjimit.

Fillimi i sulmit, siç njoftohet, ka ndodhur me sulmues vetvrasës që ka goditur dyert e burgut me kamion me rreth 20 ton TNT. Është e konfirmuar se udhëheqësi Çeçen i Jabhat Al Nusra-s, Al Shishani ka humbur jetën gjatë luftimeve.

Video nga luftimet e lëshuar dje nga Fronti Islamik.

Alepo paraqet qendrën tregtare dhe qytetin më të populluar të Sirisë, ndërsa forcat e konfrontuara ndajnë kotrollin, ku opozita kontrollon rreth 65% të qytetit dhe pjesëve suburbane dhe fshatrat dhe qytezat përreth janë gati të gjitha nën kontrollin e saj, ku shfaqen konflikte të brendshme mes fraksioneve të ndryshme



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.