Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 26/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Shkenca e “intuitës”

Shkenca e “intuitës”
Arta Rexhepi

Për fuqinë dhe produktivitetin e intuitës kanë dhënë teori shumë njerëz të çmuar- që nga Einstein, Anne Lamott dhe Steve Jobs deri tek disa nga filozofët, shkencëtarët dhe historianët më të mëdhenj të historisë. Por, chfarë në fakt qëndron prapa asaj që ne quajmë “intuitë”? Pikërisht këtë shqyrton Massimo Pigliucci, profesor filozofie në CUNY në një kapitull të librit “Përgjigje për Aristotelin: Si mund të na çojnë shkenca dhe filozofia drejtë një jete më kuptimplote” (Answers for Aristotle: How Science and Philosophy Can Lead Us to A More Meaningful Life ).

Fjala Intuitë vjen nga fjala latine “intuir”, që përafërsisht do të thotë ” njohje nga brenda”. Deri shpejt, intuita dhe vetëdija, ishin një nga ato gjëra për të cilat shkencëtarët e mëdhënj mohonin të diskutojnë në mënyrë të prerë, nga frika mos të akuzohen si New Age teoriticien e jo si shkencëtarë “serioz”. Prandaj, edhe shumica e filozofëve- të cilët historikisht kanë dashur të flasin për vetëdijen, shumë para shpërthimit të madh të neurobiologjisë- s’kanë thënë shumë për intuitën. Megjithatë, këtyre ditëve, shkencëtarët kognitiv (deduktiv) mendojnë për intuitën si një tërësi procesesh të pavetëdijshme kognitive dhe afektive; Rezultati i këtyre proceseve shpesh është vështirë të artikulohet dhe nuk bazohet në të mendruarit e qëllimshëm ( në paramendime), e megjithatë është i vërtetë dhe shpesh efektiv dhe i fuqishëm.

William James, babai i psikologjisë moderne, propozoi idenë se njohja në fakt bazohet dhe zhvillohet në dy module, dhe këto mendime të tij paraprijnë teoritë moderne të të ashtuquajturës teori duale të njohjes. Intuita funksionon në mënyrë asociative : Ndjehet sikur ndodh vetëvetiu (edhe pse përdor një pjesë të konsiderueshme të energjisë së trurit) dhe është e shpejtë. Mendimi racional nga ana tjetër, është analitik, kërkon mund dhe është i ngadaltë.

Pse pra, do donim të përdorim një sistem i cili na detyron të përpiqemi më shumë dhe nuk sjell rezultate të shpejta? Mendojeni kështu : Intuita, përkundër dijes tradicionale, nuk është e pagabueshme. Shkencëtarët kognitiv (njohës) e trajtojnë atë si ndihmë të parë gjatë vlerësimit të një situate të caktuar, si një hipotëzë provizionale e cila ka nevojë për shqyrtime të mëtejshme.

Një nga gjërat e para që kanë treguar hulumtimet moderne për intuitën ka treguar se nuk ka diçka të tillë si “person intuitiv”. Intuita është aftësi e një domeni specifik, me anë të cilës njerëzit mund të njohin shumë diçka (p.sh lojën e shahut) dhe në të njejtën kohë të jenë krejtësisht të pavetëdijshëm për gjërat tjera. Për më tepër, intuitat zhvillohen me praktikë – sidomos nëse tej-praktikohen – pasi që në bazë të saj, intuita paraqet aftësinë e trurit për t’i pranuar dhe mësuar disa forma dhe modele rekurzive (përsëritëse); Sa më shumë t’i ekspozohemi një domeni të caktuar të një aktiviteti aq më shumë mund t’i njohim format e rëndësishme të tij (pozicionet e figurave të shahut), dhe aq më shumë dhe më shpejë, truri jonë gjeneron zgjidhje deduktive për orientim me ndonjë problem me të cilin mund të përballemi brenda asaj sfere.

“Ekspert” është dikush i cili performon në nivel të lartë në një fushë të caktuar, mjekësi, drejtësi, shah apo tenis. Dhe siç duket, njerëzit shndrrohen në ekspertë në punën e tyre kur përodorin intuitën dhe mendimin e vetëdijshëm në mënyra të caktuara. Hetimet mbi fitimin e aftësive tregojnë se, pa marrë parasysh nëse flasim për aktivitet fizik apo intelektual, njerëzit kalojnë nëpër tre faza gjatë përmirësimit të performancave të tyre.

Gjatë fazës së parë, fillestarët fokusojnë vëmendjen e tyre thjeshtë në të kuptuarit e asaj së chfarë kërkon një detyre e caktuar dhe mos të bëjnë gabime. Në fazën e dytë, nuk nevojitet vëmendje e tillë, e vetëdijshme për elementet bazike të një detyre, dhe individët performojnë në mënyre gati-automatike me njohuri të arsyeshme. Mandej vjen faza më e vështirë. Shumica e njerëzve ngatërrohen në fazën e dytë: mund të bëjnë çfarëdo që vendosin ta kryejnë denjësisht, por ndalojnë pak pas arritjes së nivelit të vetë-kënaqësisë e cila bën një individ dukshëm më pozitiv dhe rezulton me ngritje në pozitë. Faza e tretë shpesh është e paaritshme pasi që, përderisa përmirësimi fillestar u ndihmua nga ndryshimi i kontrollit nga mendim i vetëdijshëm në mendim intuitiv- kur detyra bëhet automatike dhe e shpejtë- përmirësimi i mëtejshëm kërkon vëmendje të plotë në aspektet në të cilat akoma bëhen gabime dhe kërkohet fokus intenziv për ti korrigjuar ato. Kësaj faze i referohen si “praktikë e qëllimshme”.

Ekzistojnë një sërë arsyesh, por dy prej tyre janë veçanërisht të rendëishme : individi duhet të zhvilloj aftësinë për të parashikuar problemet, dhe kjo shpesh është rezultat i jo thjeshtë njohurisë në një fushë të caktuar por njohjes (dijes) së strukturuar… Jo vetëm që ka dallim mes njohurisë naive dhe eksperte, por ka edhe më shumë se një mënyrë për ta arritur këtë njohje (eksperte), të udhëhequr jo vetëm nga veçoritë e brendshme të një sistemi por edhe nga mënyrat e veçnata të interesit të cilat individ të ndryshëm kanë për atë sistem.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.