Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 26/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Francesca Woodman

Arta Rexhepi

E lindur më 1958 në një familje artistësh, Francesca Woodman filloi të fotografonte që në moshën 13 vjeçare. Që atëherë deri në vdekje, në moshë 22 vjeçare më 1981 ka prodhuar rreth 800 fotografi të vlerësuara për stilin e tyre të veçantë dhe gamën e teknikave inovative.

Fotografitë e saj janë gati të gjitha bardh e zi dhe në përgjithësi kanë një butësi në fokus të cilin rrallë mund ta shohim këtyre ditëve. Ato përshkruajnë një botë pothuajse identike me atë të paraqitur nga gjeneratat e mëparshme të fotografëve dhe japin një ndjesi sikur aparati fotografik i Woodman-ëve është një filter përmes të cilit rrëmuja neoneske e botës bashkëkohore nuk mund të kalojë. Disa nga këto imazhe kanë atë butësinë e lëmuar të fotografëve surrealist si Man Ray apo Hans Bellmer, në të cilat objekte të caktuara qëllimisht janë vendosur dhe organizuar në mënyrë specifike, me qëllim që edhe lëvizja me e vogël të ndryshojë krejtësisht kuptimin e fotografisë.
Figurat e fshehura, megjithatë, sjellin ndër mend kufoma ose fantazma, sikur rrënojnë murin mes botës sonë dhe asaj të shpirtrave. Në imazhet e sajë mbretëron pluhur dhe nuk ka ndërtesa të reja, vetëm rrënoja, format e shkatërruara të të cilave përkujtojnë rrënojat e admiruara nga krijuesit Gotik të shekujtve tetëmbëdhjetë-nëntëmbëdhjetë.
Figurat jashtë fokusit janë të zbehta dhe të shkrifta, dhe tonet gri të Woodman ngjajnë me pluhurin e gurëve të thërmuar. Në njërin nga imazhet më të hershme të saj “is Gain” paraqitet një gur varri Viktorian, mbi të cilin shkruhet ” Për të vdekur”.

Që nga rizbulimi i saj, në mesin e viteve 1980, Woodman vazhdimisht ka terhequr vëmendjen e kritikëve. Veprat e saj janë pjesë e koleksioneve të shumë muzeve- mes të cilave edhe Muzeut Metropolitan të Artit dhe të Whitney Museum of American Art-dhe stili i saj ka ndikuar aq shumë tek fotografët amator dhe profesionist, sa që tani më paraqitet edhe në katalogje dhe kampanja publicitare.

Për herë të parë vepra e saj u shfaq publikisht më 1986, në një ekspozitë të Wellesely College me 1986, pesë vjet pas vetëvrasjes së saj. Në atë kohë, iu dha shumë rëndësi cilësive autobiografike të tyre , gjë që vazhdon të intrigojë audiencën edhe tani. Vdekja e Francescës, jo vetëm që hedh një hije në imazhe, por edhe u jep atyre një dritë të çuditshme, fantazme, nën të cilën të gjithë duken si Woodman- fotografitë e modeleve shpesh janë konsideruar gabimisht si autoportrete.

Një njërin nga autoportretet e para, të cilin e ka bërë në 1970-tat e vonshme, Woodman del e zhveshur nga një mal, me sy të mbullur. Në një tjetër, të bërë disa vite më vonë, paraqiten rrënjet e një druri në një lum duke tërhequr trupin e sajë të zhveshur nga uji- sikur ajo transformon veten në një dru, me flokët e zbehta dhe këmbët që ngjajnë me brithet e rrënjëve të drurit. Druri, trungu i të cilit emeton një dritë të bardhë paraqitet në varreza.

Tentimi i parë për vetëvrasje ndodhi në vjeshtën e vitit 1980, të cilin e mbijetoi dhe pas të cilit iu nënshtrua trajtimeve psikiatrike. Në dimër të të njejtit vit, botoi një libër të vogël të quajtur ” Disa çrregullime të brendshme gjeometrike”. Më 19 janar të vitit 1981, ajo u hodh nga pullazi i një ndërtesë në East Side. Pasi që askush nuk e njihtë në atë vend, trupi i saj ngeli në morg deri sa u identifikua nga veshjet, pasi që nuk mund të njihej nga fytyra.

The Woodmans

The Woodmans tregon historinë e një familje e cila përjeton një tragjedi të madhe, e megjithatë arrin të gjej forcë nga puna e tyre- arti.
Filmi dokumentar, paraqet imazhin e fotografes së re si naive dhe të torturuar, dhimbja e së cilës nuk mund të koruptohej nga ambicja dhe dëshira për të bërë asgje, përveçse të zhduket.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.