Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 07/03/2026

Scroll to top

KTHEHU LART

Diçka e re po lind! - altereffekt.

Diçka e re po lind!
Taulant Salihi

Java e kaluar ka qenë plot aktivitet, punë dhe shoqëri. Moti kohë nuk e kisha ndjerë Tetovën (për mu depresive dhe e mërzitshme) ndryshe, dhe kjo falë grupit të vullnetarëve nga Belgjika dhe Prishtina (si dhe vullnetarëve lokal) që e shpërndanë një energji te rë produktive për gjithë hapësirën e stërmbushur me ndotje urbane, zanore dhe të ngushtë të qytetit. Kjo edhe një herë ma konfirmoi se zgjidhja e vetme për depresionin kolektiv të qytetit dhe gjithë shtetit është turizmi permanent, pa prapavija hegjemoniste dhe në thelb jo-personal, por që në shkëmbimin e përvojave shndërrohet në ndërtim të mardhënieve të reja produktive shoqërore mes botëve të ndryshme. Ne në Tetovë zgjidhje të vetme e kemi ‘turizmin malor’ dhe ‘Kodrën e Diellit’, të cilat në vend se t’i shkatërrojmë, duhet t’i ruajmë me pasion shumë më të madh se sa pronat private (që për fat të keq, paraqet elementin e vetëm të shenjtë për në). Gjithashtu, grupin e të përfshirëve dhe vullnetarëve lokalë, dua t’i falënderojë dhe inkurajojë që t’i realizojmë idetë dhe t’i japim shpirt dhe jetë gjithë këtij mundi fillestar. ❤

Join SCS-Tetova Communication Group (TETOVA TOESTAND TERMOKISS)



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.