PËR KË BIEN KAMBANAT - altereffekt.
(Titullin e këtij fragmenti përherë të parë e ka përdorur, si shprehje të përgjithësuar, shkrimtari dhe mendimtari anglez John Donne (1572-1631). Në atë kohë kambanat kishin të bënin për të lajmëruar vdekjen. Kurse Donne e përdor këtë imazh për të thënë se KUR VDES DIKUSH, PREK GJITHË NJERËZIMIN, SEPSE GJITHË JEMI TË LIDHUR MES VETE. Por shprehja u bë e famshme më vonë, kur Ernest Hemingwey e përdori si titull të romanit të tij “For Whom the Bell Tolls” (1940, për Luftën Civile në Spanjë.)
1.
Kurrë nuk do ta kisha kuptuar lidhshmërinë e Viganit me Personazhin e tij kaq të preferuar, po të mos i kisha përcjellë të gjitha ato prononcimet e tyre të botuara në rrjetet sociale. Rrjete sociale që tanimë u bënë mundësi e kohës dhe platformë bashkëkohore të promovimit njerëzor, ku secili mund ta sprovoj veten nëpër konkurenca shkrimesh e afirmimesh digjitale. Postime të shpejta dhe pa cenzurë redaktuese, që të nxjerrin nga anonimiteti dhe izolimi. Shkrime që shpalonjë karaktere dhe portrete njerëzish të ndryshëm, nëpër këtë kohë moderne të digjitalizuar. Pra, sot teknologjia është bërë mundësi e tillë, që të nguc e të provokon, për të na e kthyer vëmendjen te aktualiteti dhe gjërat që ndodhin në përditshmëri. Mbase aq shumë gjëra ndodhin sot nëpër botë, saqë trishtimi dhe gëzimi po bëhen ushqime të përditshme të varësisë së njeriut bashkëkohor. Edhe më parë kanë ndodhur gjëra befasuese, nëpër vise të ndryshme të botës, por në mungesë të informacionit dhe të shpërndarjes së lajmit, kemi qenë më të rehatshëm dhe më pak të tendosur. Kurse sot e kemi të pamundur t’u ikim këtyre imazheve dhe prurjeve që na imponohen nëpër dritare informative të ndryshme. Çdo gjë pothuaj se bëhet aktrim dhe interes varësie dogmatike, për të promovuar e thënë diçka nga vetja. Dhe secili nga ne disi e fikson mendjen për gjërat që i sheh dhe që i leverdisin. Janë gjëra senzacionale që do të na shërbejnë si njohuri në jetë. Sikur të mos ishin këto informacione të shumta, ne më pak do të vuanim dhe shqetësoheshim në jetë. Do të kishim jetë më të rahatshme, sepse dinamika e jetës nuk do të na përndjekte me kaq sulm të madh. Dhe padyshim më pak punë do të kishim për t’i kontrolluar ndjenjat tona nga sulmet e padëshiruara që na vijnë nga të gjitha anët e globit. Të vetmin veprim ku e përqëndrojmë vëmendjen tonë, janë dëshirat dhe kureshtjet tona, për të vëzhguar e matur inteligjenca të derdhura njerëzore të kohës sonë. Veprimet pozitive dhe negative të tyre në një rreth të caktuar jetësor e mjedisor demostrimi. Për të parë vlerat dhe jo vlerat e një qytetërimi bashkëkohor.
Vigani dhe Pesonazhi i tij, kishin marrë pjesë nëpër këto platforma konkurence të derdhjes së mesazheve dhe mendimeve. Pas gjithë këtyre fërkimeve mediatike, Vigani një ditë shkoi për vizitë te Personazhi i vet, për të kuptuar për së afërmi bindjet e tij kulturore dhe politike. Dhe të vetmet tema që trajtonin ata, e trazonin indiferencën time, për ndodhitë e kohës, mbase ishin diskutime të vëmendshme filozofike. Ishin biseda të çiltërta midis këtyre dy veprimtarëve të palodhshëm. Dhe me sa i përcillja ato prononcime, midis Viganit dhe Personazhit, vëreja detaje se kishte mendime që takoheshin, përputheshin, në një pikë të caktuar të harmonisë së botëkuptimeve, të ideve dhe mendimeve të shumta për shoqërinë. Ishte mënyra se si ata u qaseshin gjërave dhe pa ia ndërprerë njëri-tjetrit rrjedhshmërinë e diskutimit efektiv. Dukej sikur ata na dhurojnë diçka të pa thënë ndonjëherë, deri më tani, për problemet që e kanë katandisur dhe përçarë shoqërinë tonë. Vigani, gjatë asaj kohe kishte akumuluar në vete përshtypjet dhe filozofemat e Personazhit të vetë, duke i fiksuar mendimet e tilla në brendi të vetvetes, si vetëdije dhe si bindje ndërgjegjësimi për t’i kuptuar rrethanat e dukshme të shoqërisë. Sidomos për t’u qartësuar tendencat për ata individë që kishin folur e shkruar keq për Personazhin, mbase ishin përshkrime dhe njollosje të adaptuara konvencionale, të cilat janë përsëritur shpesh nga etapa në etapë. Ata nuk jepnin ndonjë vlerë bindëse përshkruese për Personazhin që do të mbahej mend, me vyrtitet dhe sjelljet që ka instaluar në vete. Vigani nuk e pranonte nga të tjerët, këtë formë të portretizimit dhe vlerësimit të Personazhit të tij, ngase ishin mendime të kundërta, të dhëna kuturu nga individë apo nga ajo që i përjetonte dhe përceptonte vetë gjatë realitetit, kur kishte ballafaqime. Prandaj ai me përkushtim e shpalosi bisedën, jo për ta justifikuar veten, por për të dhënë mesazhe të qarta opinionit, në pajtueshmërinë e tyre në ide, moral e qëllim. Për t’i shpaluar e treguar të gjitha të vërtetat ekzistuese. Se Personazhi ishte një figurë latente (i fshehur, padukshëm për momentin) që nuk merrej fare me përgojimet dhe thashethemet që shfaqeshin andej-këndej nëpër njerëz. Ai nuk futej nëpër grupacione individësh të parealizuar në jetë që pastaj të kthehej në shtëpi i frustruar dhe i hidhëruar. Personazhin e shqetësonin orekset dhe apetitet e vrazhda karrieriste që shembëllenin servilizëm. Ndaj nuk donte të humbë kohë për këto anomali njerëzore që ishin të dëmshme dhe tronditëse për qytetarin. Vigani filloi ta tregoj atë të vërtetë bindëse të Personazhit të tij pa u hamendësuar. Nuk kishte paragjykime në vlerësime dhe në ndriçimin e së vërtetës, që vjente nga bindja e Personazhit. Ato filozofema që i bisedoi me të, i thoshte mirë duke i trajtuar dhe shpaluar hapur si gjëra të nevojshme në shoqëri. Përvojën dhe njohjen e Personazhit, filloi ta elaborojë e sqarojë kështu:
2.
-Personazhi im, në bisedë e sipër, më tha: – Shiko Vigan, brenda vetes sonë ekziston një hapësirë e çuditshme kuptimore; një lloj rrethi i mendimit dhe veprimit intern, që i jep kahje dhe drejtim pranisë sonë në jetën shoqërore. Edhe pse kjo çështje na duket si e izoluar brenda vetmisë sonë të qenësisë. Rrethi ekzistencës vepron si qëndrim i kalitur nëpër sprova dhe si vetëdije që mban veti morale. Është vetëdije që përcakton mënyrën se si ne i gjykojmë dhe i vlersojmë veprimet tona. Nga ky burim e bagazh i rëndësishëm formohet dhe kultivohet karakteri i plotë njerëzor. Madje stimulohet aftësia jonë për të qëndruar konsekuent në bindje, kryesisht për të ruajtur integritetin e vetes dhe për të ndjekur një ideal të mirëfilltë jetësor. Dhe ideali, edhe pse lind nga vetja, e tejkalon atë kur është i sinqertë, qëllim mirë, mbase bëhet masë matëse e jetës ndikuese dhe udhëzuese të parimeve humane në shoqëri. Në këtë mënyrë morali dhe karakteri nuk janë të thjeshta brenda idealit të formuar. Edhe pse këto janë produkte të dukjes së jashtme të njeriut dhe shoqërisë. Ato në fakt kanë ngjizje e shfaqje të brendshme të rrethit të ndërtimit kuptimor, e që i vë bazat e ndriçimit të qenësisë sonë. Krejt këtë bindje të formësimit e tejkalon aftësia dhe përvoja, për të krjuar vetëdije të shëndosh dhe të pavarur. Vetëdije të nevojshme që ndërton raportin tonë me të tjerët dhe botën në përgjithësi. Përmes kësaj dukurie, njeriu përjeton një shtysë të brendshme që na orienton drejt një ideali të fuqishëm. Ideal elitar me përsosje të dallueshme shpirtërore që e krijojmë dhe e bartim në vete. Por këtë bindje njëkohësisht e tejkalojmë, kur përhapet jashtë vetes, drejt masës, sepse ideali i përgjithësuar bëhet udhërrëfyes i jetës sonë dhe të tjerëve. Prandaj është i veçantë ideali kombëtar, dhe këtë sintagmë nuk e posedon gjithkush. Të japish diçka sublime nga vetja dhe jo ta bastardosh kombin, sipas tekave, stihive dhe interesave personale. Veprimi kuptimor i idealit, në një hapësirë të brendshme, na jep qëndrim dhe rrezatim të vetëdijësuar, që duhet të përhapet gjithandej shoqërisë së gjerë. Të bëhet vetëdije e përgjithshme shoqërore. Nga rrethi i vogël i numrit njëjës të bëhet numri shumës i ndikimit pozitiv. Pra, krijohet një ndërvarësi e pashkëputur shoqërore, midis vetes dhe shoqërisë që ke përballë. Kapërcimi nga rrethi i ngushtë në një rreth më të gjërë krijon zhvillim shoqëror dialektik. Çdo gjeneratë duhet të krijojë sistem ciklik të spirales së vetëdijësuar që duhet ta tejkalojë të vjetrën, të kaluarën, duke hapur horizonte dhe prespektiva të reja vlerash. Prandaj themi se rrethi është kuptim dialektik nëse merret si figurë mendimi. Sepse çdo dukuri kthehet te vetvetja dhe prej vetes te të tjerër. Nëse vetja është e sigurtë në drejtimim që ndërmer, atëherë paqetër se nga ai drejtim do të ketë edhe rezulltate, të cilat mund të bëhen të pranueshme edhe për të tjerët. Andaj duke krijuar spirale dialektike të fuqishme, si popull bëhemi më të vetëdijshëm dhe më të sukseshëm. Ky rreth shfaqet fuqishëm në jetë, duke na përcjellë si një ideal njerëzor, që krijohet prej nesh, por që na e tejkalon kufizimin e pranisë sonë në shoqëri. Kryesisht duke na udhëzuar për veprime dhe investime univerzale të mira. Ideali është vetëdijësim, mbase na shembëllen fuqishëm në jetë dhe na përcjellë si fenomen i krijuar njerëzor. Njeriu pa ideal është i vdekur. Ideali është qëndrim i përsosur për diçka të shenjtë që kap përmasa sublime. Ideali gradualisht merr formë në vetvete, dhe mban në brendi peshën e fisnikërisë njerëzore deri sa të jemi gjallë. Të gjithë njerëzit që kanë moral dhe që ndërtojnë një karakter të fortë në vete, gjatë rrugëtimit jetësor, e kanë të pamundur devijimin nga ky fenomen ideali apo ta pranojnë ndonjë manipulimin tjetër material të leverdishëm që ia mundëson koha.
Pastaj Personazhi, duke mos u shkëputur nga qëllimi, filloi ta elaboroj edhe mëtej këtë çështje; pa shikuar majtas-djathtas bindjes së tij dhe pa i ndërhyrë unë në thellësinë e mendimit. Pas çdo ndalese dhe frymëmarrje të thellë, vazhdonte kështu Personazhi:
3.
I dashur Vigan,- më thoshte mua. – Në jetë mund të kemi edhe fleksibilitet, me përshtatje e përsiate, sipas kërkesave të superstrukturës së kohës që na e diktojnë rastet e caktuara jetësore dhe njerëzit. Por jo deri në atë përmasë sa të dëmtosh të tjerët dhe ta lëndosh karakterin tënd të latuar me moral e drejtësi të sinqertë. Nëse njeriu është i formuar, edukuar e arsimuar si duhet, gjatë përballjes me jetën, e ka shumë të rëndë largimin e vetes nga principet dhe fisnikëria e krijuar.
-Nëse jam i qartë dhe më përcjellë me vëmendje, po vazhdoj më tej bisedën, me bindjet e mia për këto fenomene që janë qenësore për shoqërinë njerëzore:
Pra, edhe mira dhe e keqja te qenia njerëzore mbahen mend. Këto dy kategori etike nuk harrohen, mbase ndikojnë shumë në formimin e karakterit të njeriut. Këto veti janë të pranishme te gjithsecili, diku më pak e diku më shumë. Prandaj njeriun nuk duhet asnjëherë ta udhëheqë stihija dhe lakmia e politikës së interesit të ulët personal, për të bërë karrierë, duke i dëmtuar të tjerët, në një afat e kohë të caktuar veprimi e mandatimi. Politika e yrnekut është e dëmshme. Kurse Interesi personal i pamerituar përmbytet keq në kohë dhe afat të caktuar. Pastaj kjo veti kulture e dobët, në pjesën tjetër të jetës, që mbetet peng borxhi i veprimeve, të humbë shumë kohë për ta arsyetuar atë që ke gabuar. Bëhet dëmi madh që sjell pasoja të paparashikueshme në vete dhe shoqëri. E mira dhe e keqja, janë pasqyra e gjthsecilit që perceptohet dhe ndjehet vazhdimisht në jetë. Njeriu duhet të ndërtojë virtytin e vet, autonom, duke i patur përballë këto dy kundërshti dhe komponente ekzistuese njerëzore. Ndaj karakteri, vullneti dhe mendja, si faktor kyç, njerëzor, na prezantojnë neve në shoqëri dhe japin dimensionin e vet të njohjes dhe kahjes.
Qenia njerëzore në marrëdhënie me shoqërinë reflekton pozicionin e vet me trup, zemër dhe shpirt. – I nderuar Vigan, për mua, përherë është vlerë argumenti i verifikuar dhe meritokracia dhe jo performimi i oreksit të injorancës dëmtuese. Kurse liria dhe ligjet janë baza e çdo gjëje dhe të shprehurit pa censurë, duke i vënë në baraspeshë të saktë vlerësimi: të drejtën, lirinë, humanen. Të gjitha anët e veprimit, që hetohen me të mirat dhe të këqijat e njerëzve të pranishëm, në një periudhë të caktuar hapësinore, në jetën e tyre kanë një të vërtetë që duhet hetuar dhe trajtuar drejtë. Mbase ne të gjithë përmbushemi nga rrethanat që të dhurojmë për çdo ditë, dimensionin e përceptimit, përvojës dhe arsyetimin e ndërgjegjies. – Prandaj po të them, ty Vigan, se çdo gjë që improvizohet dhe kamuflohet në shoqëri, e ka afatin e shkurtuar dhe qëndrimin e skaduar të saj. Rrena dhe stërrena nuk shkojnë më në mesin tonë se çdo gjë demagogjike merret shpejtë vesht dhe i nënkuptohet kahja dhe destinacioni. Edhe inteligjenca artificiale na përcjellë, nga dita në ditë, dhe i verifikon do gjëra të mundshme, që neve nuk na e ka marrë mendja më parë. Bile ta dikton edhe trurin se nga je duke shkur e vepruar. Këto qëndrime, ku lidhet morali me idealin, duhet të më kuptoni drejtë, janë pikëpamjet e mia që dua t’i zbatoj në rrethin hapur shoqëror.
Dhe unë tani po ashtu të falënderoj ty që pate durim të mi dëgjosh pikëpamjet e mia deri në fund – e përfundoi mendimin Personazhi im.
4.
– Kur i dëgjova këto mendime, nga Personazhi im, mu ngulitë në radaken time rrethi hapësinor i principit dhe idealit tim, kundrejt shoqërisë ekzistuese. Në cilin segment të jetës sime gjendem unë. U orientova nga këndi i brendshëm i përkushtimit tim permanent, duke e matur jetën time kundrejt të tjerëve, kundrejt të mirës dhe së keqes ekzistuese në shoqëri. Qëndrimi im është ideal që përkufizohet me radiusin e përpikshmërisë së distancës kuptimore të jetës sime aktive, përballë të tjerëve, popullit. Çdo gjë, në kohë e hapësirë, duhet të jap efektin dhe rezultatin e vet të pranueshëm, si vlerë e përgjithësuar. Fuqia që përcillet nëpër çdo pikë lëvizëse kohore, të frymëmarrjes sonë dhe të qarkullimit të marrëdhënieve kuptimore midis nesh, brenda shoqërisë, e jep vazhdimisht efektin e vetë të njerzores, për të qenë njeriu njeri, me kuptimin e plotë të fjalës. Derisa e mira dhe e keqja bëhen përzgjedhje personale etike të njeriut, ato mbeten veti që ndjehen dhe që të përcjellin përherë gjatë shtigjeve të ndërmarra jetësore. Jeta i mban këto përkufizime domethënëse, te çdo individ, që ndërton personalitet dhe autoritet autonom në shoqëri, ndaj duhet të kihet kujdes se në cilën anë e orientojmë veten – i them unë atij.
-Pas këtyre bisedave të drejtpërdrejta me Personazhin tim, e kuptova çka është ai rreth i botkuptimit të komplikuar filozofik apo ta marr vesht, çka do të thotë ai sy i brendshëm i rëndësishëm veprimi, që është i strehuar në ne. Pra, është rreth që ndërthuret me personalitetin e veçantë njerëzor, por që nuk ka një formë dhe pikë të fiksuar te të gjithë njerëzit njësoj, që pranojnë vertikalen dhe horizontalen ekzistuese të jetës së tyre.
-Të gjithë mendimtarët vëmendjen e kanë te ajo se si e trajtojnë apo shpjegojnë ekzistencën, të mirën e të keqen e dukshme, jetën dhe vdekjen e qenieve të gjalla në shoqëri. Çdo individ ndërton përceptimin e vet për këto fenomene. Por, tani dhe këtu, derisa ne jemi gjallë, bëhet fjalë për një rreth ideali të mirfilltë, që e ndërton gjithsecili në mënyrën e vet gjatë tërë jetës. Kjo te të gjithë njerëzit shihet dhe pranohet në forma dhe kënde të ndryshme.
-Derisa Personazhi im fliste për këto gjëra filozofike dhe etike, të dala nga përvoja jetësore e tij, mua më shtohej kureshtja dhe respekti për ta dëgjuar mendimin filozofik të tij me delikatesë. Të përqendrohem edhe unë në argumente sakta, ashtu siç i përcepton Personazhi im fenomenet e shoqërisë sonë, që janë kaq delikate dhe po edhe aq dialektike. Sepse të gjitha këto gjëra me vlerë kanë dallueshmëri dhe ndërlikueshmëri të madhe brenda vetes. Të gjithë jemi të veçantë, por sa e njohim veten, për ta orientuar në drejtim të duhur.
-Unë që e përcillja me vëmendje këtë ngjarje, si kaptinë e veçantë jetese, të skicuara nga Personazhi im, me vlerë romani. Kurrë nuk më kishte shkuar mendja se Personazhi im kaq reflektueshëm dhe ndikueshëm do t’i trajtonte të gjitha fenomenet dhe përjetimet e ndjeshme shoqërore. Realitete, që të bëjnë për vete. Mendime që ta shpalojnë një etikë normale njerëzore. Çdo rrugëtim jetësor ka historinë e vet, dhe brenda këtij udhëtimi na ngjizen përvojat nëpër kujtesat tona, bile edhe shumë personazhe pozitive dhe negative. Pa harruar se ndonjë figurë tipike mund edhe të eliminohet apo të vdes pa shkak në pjesëmare aktive. Çdo gjë evidentohet në veprim e sipër, por edhe përshkruhet keq në rrethin e caktuar shoqëror, nëse nuk kemi kujdes në tiparet karakteristike dhe në kahjen e tij ndërmarrë. Ndoshta mund edhe të na lagohet e të na anashkalohet figura tipike nga kujtesa jonë. Pastaj tërë këtë strukturë teorike, më vonë do ta kuptoja se si Personazhi im, po me kaq finesë e shkathtësi do t’i ndante edhe rrëfimet tjera, duke i sistemuar sipas zhanreve dhe nevojës së aktualitetit, që i kërkon lexuesi i kultivuar. Ngjarje që do të bënin efektin e tyre të duhur, për aktualitetet që janë të kapshme për kohën. Nga ky dimezion i kapjes së gjërave, arrita nga ai, të kuptoj veçantinë dhe shkathtësinë e tij të suksesit gradualshëm. Si e dallon ai të mirën nga e keqja, të bukurën nga e shëmtuara, të zezën nga e bardha, jetën nga vdekja. Madje të kuptoj spiritualitetin në strukturë dhe nivelin estetik të përqasjes simbolike të thellë. Te ky njeri i pëkushtuar nuk ka kompromis për ndriçimin e së vërtetës. Prandaj ngjarjet tipike dhe ndikuese për të, janë fenomene bindëse që e ngacmojnë në çdo moment, për t’i trajtuar ngjarjet sipas përgatitejes dhe shijes së vetë. Mbase kur bëjmë kësisoj krahasimesh vëmendja më shkon te disa profesorë, shkenctarë, poetë, shkrimtarë, politikanë dhe veprimtarë të ndryshëm, të të njëjtës periodë kohore, si të kohës së Personazhit tim, të ardhur në skenë veprimi, pas luftës. Individ që kanë patur angazhime të këtilla në shoqëri, por te këta shfaqen dallime të mëdha midis tyre. Disa nga ata, me mënyrat e të vepruarit, në një rreth të caktuar të pranisë së tyre politike, janë të dyshimtë në angazhimet e tyre praktike profesionale. Madje të gjithë ata që merren me këto punë, kur maten dhe dalin në shesh, me vlerat dhe jo vlerat e shpaluara, mund edhe të kuptohen e vlerësohen ashtu siç janë. Në fund marrin pozicionin që e meritojnë në shoqëri. Ata rangohen në autoritet pa paragjykime dhe sipas kapacitetit të dijes dhe trajtimit që kanë. Ashtu siç e kanë ndërtuar edhe karakterin e tyre gjatë rrugëtimit jetësor. Bile disa prej tyre që kanë sherrin më të madh se dijen e tyre, janë afirmuar shumë. Madje kanë bërë edhe karriera përfitues nëpër institucione dhe asociacione të ndryshme. Por nëse ata shihen nga këndi kritik dhe real, asnjëherë nuk kanë qenë aq të guximshëm dhe aspak principiel në punë, që të bien në sy të qytetarit, me angazhimet e tyre të pritura, ashtu siç është duke i kryer punët me devotshmëri Personazhi im. Të bëhet Personazh i përkushtuar që merret me kreativitet dhe me këtë zeje të çmueshme dhe sublime shoqërore, përballë shoqërisë që i takon. – Prandaj nuk dihet, ata servila me karriera të rrejshme, çka kanë ndërtuar në brenditë e tyre. Cila fuqi spiruale i mban? A kanë dhënë diçka të vlefshme dhe të qëndrueshme kësaj toke, këtij populli, për të qenë shembull i ndonjë etape kohore? Mbase siç shohim nga prurjet e përgjithshme, rezultatet e tyre në shoqëri, janë abstrakte, të pakuptimta në vendimmarrjet ku veprojnë. Ata kurrë se kanë ngritur zërin për anomalitë shoqërore dhe për udhëheqësit që i kanë sjellë të këqija këtij vendi me vite të tëra? – mendonte tërë kohën në vete, Vigani. – Madje thoshte me bindje se këta indivdë nuk janë si Personazhi im, që i përcjellë të gjitha ngjarjet që zhvillohen në vend dhe jashtë vendit. Ngjarje që janë me interes të përgjithshëm shoqëror e kombëtar.
Vigani thoshte, sipas bindjes që kishte, se Personazhi tij ka informacione solide për t’i vlerësuar fenomenet që ndodhin tani në shoqëri, nuk ia fut kot qasjes dhe veprimit të tij. Kurse këta të papërgjegjshmit, lakmitarë, e sahanlëpirës kurrë se kanë ngritur zërin për anomalitë dhe dëmet që ndodhin në popull. As të japin llogari e ndonjë dorheqje kur janë përgjegjës për ndonjë dëm të përgjithshëm shoqëror, të krijuar gjatë pranisë dhe angazhimit të tyre, në sistem qeverisës. Ata kanë dëshirë të jenë “karabiber” nëpër çdo gjellë poltike e kulturore. Padyshim se duhet të shihet puna e tyre në kohën kur kanë funksione të larta, me peshë përgjegjësie. Personazhi im dallohet shumë prej tyre, – thoshte Vigani. Ai përherë ka qëndruar në opozitë, nuk ka lakmuar kurrë poste, nga asnjë grup partiak, që t’i tatuazhohej ndonjë faj. Ai nëpër të gjitha etapat kohore të frymëmarrjes kulturore, ka vepruar si një njeri i veçantë. Ai ka qenë i pavarur dhe gjithmonë në opozitë, duke i kritikuar të gjitha fenomenet e shëmtuara dhe tendencat e gabueshme të individëve, që viheshin keq në shërbim të klaneve devijuese. Klane tendencioze të kyçura nëpë shumë drejtime shtetërore, që kanë përmbytur sistemin arsimor. Shumë veta kanë qenë aty në themelimin e sistemit të zhvatjes, duke lejuar e bërë veprime të pahijshme dhe të pamoralshme, në dëm të shoqërisë. Kuptohet se të pandërgjegjshmit dhe keqpërdoruesit nuk skuqen kurrë, ata janë zvarritur përherë nga njëra parti në partinë tjetër, duke u shërbyer keq dhe njëanshëm padroneve të tyre, vetëm për përfitim, pa e menduar dëmin që mund t’i shkaktojnë shoqërisë, me praninë e tyre të dobët, mu aty ku gjenden të nominuar, si aktorë statistë dhe puthadorës të gërditshëm. Atyre kurrë nuk u kanë interesuar vlerat dhe cilësitë kulturore, bile as zhvillimi i përgjithshëm ekonomik shoqëror. Nëpër atë gjurulldi funksionimi të brishtë poltik. Nuk u kanë interesuar as pasojat që mund t’i shkaktojnë qytetarit, popullit, më në fund edhe vetes, me këto qëndrime labile dhe jo largpamëse. Qëllimi i këtyre tipave labil dhe të paplotësuar sa duhet në jetë, ka qenë i njëanshëm dhe toksik, mbase kanë qëndruar të përshtatshëm nëpër ato poste, vetëm për të thithur apo zhvatur sa më lehtë dhe pa investim personal, diçka të mundshme dhe të leverdishme nga shoqëria. Ata kurrë nuk kanë mundur e guxuar gjatë jetës të jenë të pavarur, në veprimet e tyre autonome. Që lekët t’i fitojnë ndershëm dhe me meritë e fisnikëri njerëzore. Intelektuali i mirëfilltë apo shkectari është parti në vete, dhe nuk lë hapësirë devijimi që mund ta keqpërdorë dikush dhe nga asnjë grup i keq partiak dhe manipulatorësh të stërvitur mirë, kur është në pyetje liria, drejtësia dhe e vërteta për qytetarin dhe popullin. Intelektuali i mirëfilltë duhet të jetë autoritet që nuk mund ta thyej asnjë fortunë e brishtë politike nga cila do anë që vërshon e vjenë.
Intelektuali i vërtetë, të vërtetën dhe të rrejshmen duhet ta thotë troç, pa anime dhe ndikime. Demagogët, të indoktrinuarit dhe fanatikët janë kancer i rëndë i një shoqërie. Vetëm njerëzit pa dinjitet dhe me moral të dobët, bëhen të luhatshëm, servila, puthadorësh, profitera dhe çka nuk bëhen tjetër, duke u nënshtruar e ndëshkuar të tjerët. Ata në mënyrë të verbër marrin veprime duke i anashkaluar të drejtat njerëzore. Pa i zbatuar drejtë ligjet dhe të drejtat ekzistuese të një sistemi që duhet të reflektojë drejtësi dhe zhvillim. Demagogët janë të padenjë për ta kundërshtuar një veprim të keq, që është i njëanshëm dhe në dëm të shoqërisë. Nga ky aspekt vetëm duart e pashkathëta hyjnë e dalin në këtë lojë degraduese, duke e përmbytur autoritetin e vet në njëllosje, vetëm e vetëm, për të kapur përfitime të përkohshme dhe jo të qëndrueshme. Vetëm të padenjët kërkojnë lëmoshë dhe mundësi tjera përfitimi të lehtë, duke stimuluar në politik, miton dhe korrupsionin. Ndaj asnjëherë nuk mund të bëhen punë të mëdha dhe të vyeshme, në këto anë, me ata duar dhe gishta që kanë ndjeshmërinë e trupit të fëmijëve të porsalindur, pa forcë e qëndrueshmëri. Kurse njerëzit me ideale të larta kanë rrethin e tyre hermeneuitik për t’i ndriçuar dhe interpretuar gjërat saktë dhe si duhet, për të dalë e vërteta në shesh. Në këtë botë nuk mund të arrihet asgjë pa sakrifica. Kurgjë nuk mund të arrihet me “shkenëtarë” dhe “akademikë” që bëhen të pranishëm nëpër tubime turmash aksidentale, që nuk kanë moral e ideal kombëtar. Shkencëtarët, akademikët e mirfilltë duhet të bartin në vete hierarkinë e vlerave të rralla. Të jenë timonier të qëndueshëm të një kolektiviteti. Sakrificat dhe përkushtimet e tyre duhet të shpërblehen të nëpër çdo periodë kohore. Çdo e arritur tyre jetësore, ka edhe mundin dhe përkushtimin e vet që sjellë rezultate. Prandaj në rrethin e idealit të Personazhit tim, me sa vëreja unë, kishte diçka të veçantë, që dallohej, e që nuk e hetojmë te të tjerër. Dallimet janë të dukshme dhe të mëdha. Dhe është punë e madhe të merresh me veten, e të jesh vetëvetja dhe autonom në qasje të nevojshme. Madje të krijosh karakter të fuqishëm personal, për të mos e anashkaluar personalitetin dhe autoritetin. Duhet të krijosh shije të mirëfilltë estetike dhe morale, ku do të dallohen drejtë vlerat dhe jo vlerat njerëzore.
-Nëse te Personazhi im kishte diçka të veçantë, që dallohej nga të tjerët. Ishte përkushtimi serioz dhe saktësia, në sistemin e punës, pa shikuar majtas djathtas, por drejtë kah shkenca dhe pamvarësia e botkuptimeve të çëshjtjeve me rëndësi shoqërore. Madje, aty në fakte bindëse, hetohej qëllimi dhe përkushtimi permanent, i Personazhit tim se si do t’ua jepte efektin e duhur të gjitha shkrimeve, fenomeneve dhe ngjarjeve të hulumtuara, me vlerë historike, nëpër kohëra të ndryshme.
(Fragment që vazhdon)
*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.

