Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 29/06/2017

Scroll to top

Top

RETRO

Që nga 2008-a

altereffekt. u lind si ide në pranverë të vitit 2008 dhe oficialisht u paraqit si “Portali alternativ i Tetovës” në internet më 4.Korrik.2008, me një mini rejv festë promovuese në qendër të Tetovës.

Si qëllime kryesore të kësaj ideje ishin grupimi i potencialit kreativ në Tetovë dhe promovimi, zhvillimi dhe përmbajtja e kulturës dhe skenës alternative në këtë hapsirë vepruese.

Gjatë vitit të parë të aktivitetit, altereffekt. u shëndrua në lëvizje avangarde rinore, me përhapjen e rejv kulturës me disa organizme festive dhe llojllojshmërisë së mendimeve nëpërmjet temave të diskutuara në forumin e ueb faqes.

Edhe pse në asnjë moment nuk mundi të bëhet pjesë e kulturës publike të asaj kohe (as që ishte synimi), idea dhe shpirti i lëvizjes zuri vend në kulturën e gjeneratave të reja.

Pas një periudhe pa aktivitete publike, vendosëm të kthejmë shpirtin e kësaj ideje, por në një mënyrë tjetër të përshtatshme për kohën dhe me pjekurinë e fituar nga përvojat e kaluara. Forma më e përshtatshme për këtë, është ky blog alternativ i dedikuar jo vetëm për publikun lokal, por për atë mbarë shqipfolës, me të cilin synojmë të themelojmë një kanal të fortë për komunikim dhe furnizim të këtij publiku me informatat dhe eksperiencat që besojmë të kenë effekt konstruktiv dhe baraspeshues.

Gjëja kryesore që kemi mësuar nga përvojat, ndër shumë tjera, është se gjithçka e krijuar evoluon dhe përshtatja është veprimi më i natyrshëm dhe i shëndetshëm që njeriu mund të bëj. Të tjerat janë komente.