Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 19/03/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Obama pritet të vendos për intervenim në Siri

Obama pritet të vendos për intervenim në Siri
Taulant Salihi

Udhëheqësi i ”Chiefs of Staff” të SHBA-së, Gen. Martin Dempsey, qëndroi të hënën në Izrael për bisedime me KM Netanjahu, Ministrin e Mbrojtjes Moshe Ya’alon dhe ”Chief of Staff” Lt. Gen. Benny Gantz, për të pasuar me bisedime paralele më zyrtarët në Jordani, në lidhje me opcionet për intervenim të limituar ushtarak në konfliktin sirian.

Nëse plani vendoset nga Presidenti Obama, ai në të përfshinë Arabinë Saudite, ”Emiratet”, Izraelin, Jordaninë dhe me shumë gjasa edhe Turqinë. Bruimet e portalit debkafile në Washington, publikojnë 11 pikat e planit – shumica e të cilave u publikuan në DEBKA Weekly 598 më 1  Gusht:

1. SHBA-të, Britania, Franca, Sauditët dhe EBA do të vendosin ”no-fly zone”  mbi Sirinë qendrore dhe jugore, nga kurfiri Izraelito-Jordanez deri në dhe duke përfshirë Damaskun.

2. Forcat Ajrore të Izraelit do të ju mundësojnë këtyre forcave mbulim ajrorë nga hapsirat ajrore siriane.

3. Do të krijohet ”buffer zone” ushtarake e thellë 40-kilometra  nga kurfiri Izraelito-Jordanez deri në vendbanimet suburbane jugore dhe perëndimore të Damaskut.  Njësitet ushtarake që do të kontrollojnë këtë zonë do të kenë të gjithë hapsirën e kryeqytetit brenda radiusit artilerik.

4. Qyteti  jugorë  Daraa, ku shpërthyen kryengritjet, do të shpallet kryeqyteti i Sirisë së Çliruar.

5. Presidenti Obama ka vendosur që të mos ketë trupa amerikanë në ”buffer zone” apo diku tjetër në tokën siriane, por vetëm forca speciale të rebelëve sirian.

6. Këto forca do të prëfshinë rreth 3000 luftëtarë të trajnuar në Jordani nga instruktorë ushtarak amerikanë. Ata do të udhëhiqen nga forcat speciale jordaneze dhe do të operojnë nën urdhërat e oficerëve amerikanë të vendosur në Jordani.

7. Raportohet se për këtë përgatitje, Armata e SHBA-së sapo ka përfunduar ndërtimin e kampit për trajnim dhe logjistikë në Mbretërinë Hashemite. Të gjitha armët dhe pregaditjet tjera për këto trajnime tani më janë të vendosura aty.

8. Komanda operative amerikane për operacionin në Siri vetëm se është instaluar në Aman, e udhëhequr nga US Brig. Gen. John Wright, i cili në moshën 57 vjeçare është veteran i luftrave në Afganistan, Irak dhe Libi.

9. Njësitet e forcave ajrore të SHBA-ve për vendosjen e  ”no-fly zone” mbi Sirinë vetëm se janë në pozicionet e tyre në Lindjen e Mesme dhe gati për akcion brenda 36 orëve nga pranimi i urdhërit.

10. Në përbërje të forcave speciale rebele do të jetë edhe njësiti Druze(minoritet sektar islam në Siri). I krijuar nga komuniteti një milionësh që banojnë rreth 120 fshatra dhe qyteza në Sirinë jugore (Jabal al-Druze). Ata do të jenë të vendosur në pozicion komandimi mbi trekëndëshin kufitar të Sirisë-Jordanisë-Irakut.

11.Forcat amerikane në Lindjen e Mesme, posaçërisht në Jordani dhe Izrael, do të jenë në gjendje gadishmërie në rast të sulmeve reciproke ndaj shënjestrave amerikane, izraelite, jordaneze apo turke, me urdhër nga Presidenti sirian Bashar Al-Assad, si kundërpëgjigje për no fly dhe buffer zone.

 

Nga ana tjetër ”Aksi i Rezistencës”, apo aleanca shi’ite, Hezbollah, Siri, Iran dhe militant nga Iraku, të përkrahur me mbështetje diplomatike nga Rusia dhe Kina gjatë kohë paralajmëron këtë lloj përplasjeje.

Nëse kjo vendoset, Sirinë dhe Levantin e pret një periudhë e prëgjakshme, pasi pritet që edhe Rusia të ndërmer ndonjë hap reprizal të ngjajshëm intervenimi të limituar në konfilktin sirian, në të cilin deri më tani ka ofruar vetëm ndihmë diplomatike dhe në armatim.



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.