Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 23/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Moto X, shkaku që Google bleu Motorola

Agon Xheladini

Para dy viteve Google arriti një ndër marëveshjet më te mëdhaja, ku për afër 13 miliard dollar bleu kompaninë e mirënjohur të telefonave mobil “Motorola”. Shkaku ishte i qartë pas sistemit operativ shume të sukseshëm Android dhe lansimit të aparatit të parë mobil Nexus,  Google dëshironte që ende më fuqishëm të kap tregun e smartphone-ve. Në fillim u mendua se blerja e Motorola do të ndihmoj në zhvillimin e mëtutjeshëm të Nexus por në fakt ata kan prodhuar një model krejtësishtë të ri i cili do jetë konkurent shumë i fortë në këtë treg. Bëhet fjalë pë modelin “Moto X”.

Moto X ka procesor 1.7GHz dual-core, Ram memorie 2GB, të integruar do të ketë hapësirë prej 16GB dhe ekran prej 4.7 inch. Këtë model e katagorizojnë shumë funksionalitete të reja por ajo që duhet theksuar më shumë është se brenda ka një sistem të dedikuar për procesim të gjuhëve natyrale që do të bëj këtë smartphone një ndër më të mirëve për tu kontrolluar nga zëri i përdoruesit. Gjithashtu vlen të përmendet se nga Google pohojnë se bateria e ketë modeli do zgjas deri 24 orë. Një fakt shumë interesant është se pamja e jashtme e këti modeli do të mundet të kostumizohet komplet nga blerësi nëpërmjet aplikacionit Motomaker(shiko videot më lartë).

Në fillim ky model do jetë prezent vetëm në tregun Amerikan me çmim prej 199$.

Webi official 

 



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.