Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 18/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Konflikti i “brendshëm” sirian hyri në vitin e tretë!

Konflikti i “brendshëm” sirian hyri në vitin e tretë!
Taulant Salihi

Më 17. Mars u mbushën dy vite nga fillimi i krizës së ”brendshme” në Siri, e cila filloi në fomrën e protestave paqësore të inspiruara nga ”Pranvera arabe” për të rrëzuar nga pushteti dikatatorin sirian Bashar Al-Asad, familja e të cilit është në sundim për 4 dekada dhe përfundojë në luftë të përgjakshme civile e cila deri tani rezulton me mbi 70.000 të vrarë dhe rreth 2 milion refugjatë.

Është faktë i njohur publikisht se kjo krizë nuk është në të vërtetë vetëm problem i brendshëm sirian, por paraqet një përplasje të forcave të mëdhaja, SHBA-të, Turqia, Katari, Arabia Saudike, Izraeli dhe disa shtete të Evropës nga ana e opozitës dhe Irani, Rusia, Kina dhe Hezbollah nga ana e regjimit të presidentit në luftë Bashar Al-Asad.

Nga e gjithë kjo prëplasje, që në thelb paraqet pakenaqsinë popullore, por për disa vende është lojë shahu, çmimin më të lartë e paguan popullsia civile në Siri, si dhe shtetet përreth nga frika e shtrirjes së këtij konflikti në vendet e tyre dhe nga fluksi i madhë i refugjatëve. Si më problematik shfaqet Libani, me demografi të përzier, element i cili ka rol të rëndësishëm në luftën civile siriane, ku shpesh ceket aspekti sektar i luftës, Sunitët kundër minoriteteve (Alavitë, Krishterë, Druze).

Kjo është përmbledhja e Al Jazeera-së për përvjetorin e dytë të konfliktit:

Where is the Syrian conflict heading?


*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.