Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 25/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

Jazzfest Tetova

Jazzfest Tetova
Arta Rexhepi

Të dashur,

Është hera e parë që qyteti jonë bëhet me Jazz festival. Kemi mbetur vonë për shumë çka, mirë, po si duket ka ardhur koha që të marrim hapa konkret dhe jo idetë tona krijuese t’i lëmë të humbura në bisedat dëshpëruese dhe ankesat e përditshme që i bëjmë në kafenetë e qytetit. Dhe çdo gjë mbetet aty. . .në kafene.

Qëllimi për ta organizuar një aktivitet të tillë është jo vetëm promovimi dhe mbajtja gjallë e muzikës xhez, por gjithashtu edhe një dëshirë për të bërë forcimin e lidhjeve ndërshoqërore dhe ofrimin e një mundësie më tepër për artistët dhe muzikantët vendas. Në vend që të ndihemi si në punë, planifikimi i këtij manifestimi u duk si argëtim për ne dhe deri tani vazhdimisht kemi përjetuar kënaqësi në çdo punë dhe imtësirë që kemi bërë. Dikush mund të thotë: “Mundej edhe më mirë…”,por mjafton fakti që ne, organizatorët, jemi njerëz me një ëndërr dhe me një përkushtim vullnetmirë për ta bërë atë që duam.

Lejla Halimi Lumani



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.