Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

altereffekt. | 25/04/2024

Scroll to top

KTHEHU LART

‘Hulu’ blenë të drejtat ekskluzive për streaming të ‘South Park’

‘Hulu’ blenë të drejtat ekskluzive për streaming të ‘South Park’
Taulant Salihi

Krijuesit e serialit të animuar komik South Park, Trey Parker dhe Matt Stone kanë lidhur marrëveshje eksklusive me Hulu-n që të fitoj të drejtat eksklusive për emitimin online të këtij prodhimi, duke përfshirë edhe arhivën prej 244 epizodave, si dhe të rejat — siç raporton New York Times.

 

Sipas marrëveshjes tre-vjeçare me vlerë prej 80 milion dollarëve, paketa abonuese Hulu Plus do të shëndrohet në stacion nikoqir për të gjitha epizodat e kaluara, të cilat do të jenë pa pagesë deri më 24 Shator në faqen zyrtare SouthParkStudios.com (tani më e mirëmbajtur nga Hulu) si deri më tani.

Jo aq lajm i këndshëm, por kjo kontratë nënkupton se seriali do të jetë gjallë për edhe së paku tri vite. Besoj se shumë shpejt do të dalin disa faqe pirate që do të mundësojnë streaming falas, si në rastin e Family Guy apo American Dad.

 



*Marrja e përmbajtjeve të plota apo pjesore të artikujve lejohet vetëm me shtimin e referencës për postimin origjinal në blog.